GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja McGonigal, Garo: Ja pse SPAK nuk heton grupin kriminal

14:48 - 20/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja McGonigal, Garo: Ja pse SPAK nuk heton grupin kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Floriana Garo, zëdhënëse e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, përmes një deklarate për mediat tha se çështja McGonigal është bërë çështje në Kongresin e SHBA.

Ajo tha se Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka kërkuar dje nga organet ekzekutive dorëzimin në këtë Komision të të gjithë dokumentacionit të dosjes së Nju Jorkut dhe asaj të Uashingtonit që ato disponojnë për veprimtarinë kriminale të McGonigal ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun.

Por sipas Garos SPAK refuzon pa asnjë arsye të hetojë skandalin.

Garo akuzoi Prokurorinë Speciale se është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, ndaj dhe nuk hap hetimin për veprimtarinë antiligjore kriminale, pavarësisht se veprat penale të këtij grupi, ishin kryer në Shqipëri nga shtetas shqiptar në bashkëpunim me shtetas te huaj.

Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u, tha Garo, dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo.

“Angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj.

Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri.

Partia Demokratike deklaron se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë.

Kështu ky grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA është angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj, për llogari të pushtetit të Edi Ramës”, tha Garo.

Sipas saj, ky grup ka aplikuar në Shqipëri bazuar në mashtrimin e një sistemi gjobëvënje ndaj bizneseve, me të cilin ju ka zhvatur atyre dhjetëra miliona euro.

“Charles McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës.

Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramës.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike paraqiti në parlament kërkesën me 45 firmat të deputetëve të opozitës për hetimin e veprimtarisë antiligjore të grupit të strukturuar kriminal Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza në Shqipëri, por në shkelje flagrante të kushtetutës, Edi Rama nuk lejoj ngritjen e këtij komisioni”, tha Garo.

Etiketa: GaroMcGonigalPDSpak

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Një Kuvend për Lulzim Bashën

Basha gjen rrugën për të ndryshuar (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com