GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Çështja Negreira”/ UEFA e pamëshirshme, kërkon që të…

12:14 - 04/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA po konsideron përjashtimin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona është në tension, Alexander Ceferin dhe UEFA nuk fshihen më. Presidenti i befasoi të gjithë të hënën, duke e përshkruar atë që ndodhi rreth klubit katalanas në “çështjen Negreira”, si një nga situatat më të rënda që ai ka njohur që kur i është futur botës së futbollit.

Ai e thotë këtë në javën kur UEFA mban kongresin e saj dhe ai do të zgjidhet president me aklamacion. Fjalët e tij ende jehojnë në të gjithë Lisbonën. Ceferin ka bërë që Barcelona dhe “çështja Negreira” të bëhen temë kryesore e kongresit.

Me hapjen e dosjes dy javë më parë, UEFA e bëri të qartë, se të gjitha indikacionet dhe provat që dilnin përditë, tregonin për një situatë jashtë kontrollit dhe shumë larg ligjshmërisë. Fjalët e presidentit nënkuptojnë edhe mundësinë në rritje për ta parë Barcelonën jashtë garave evropiane.

Pse ka folur Ceferin dy ditë para Kongresit në të cilin do të rizgjedhet? UEFA nuk dëshiron të humbasë kohë. Ajo që është intuituar do të duhet të demonstrohet nga inspektorët Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller, pasi Nyon dëshiron që procesi të jetë i shpejtë që kur të vijë muaji qershor të merret një vendim në lidhje me pranueshmërinë e Barcelonës për të marrë pjesë në Champions League e ardhshme, apo jo.

“Nëse UEFA hidhet në pishinë në këtë mënyrë, është se atje ka ujë”, thonë specialistët e kësaj teme. Kujtojmë se kjo mundësi e pranimit ose jo e Barcelonës është vetëm për një sezon.

Procesi administrativ dhe një sanksion më i gjerë do të shkonin paralelisht me procesin gjyqësor, por kjo do të marrë kohë, prandaj dhe zelli me të cilin po vepron UEFA. Ceferin nuk dëshiron në asnjë rrethanë që konkurrenca të ketë as hijen më të vogël dyshimi.

UEFA nuk dëshiron që procesi të zvarritet, pasi e di që Barcelona do të shkojë fillimisht në Gjykatën e Apelit të UEFA-s dhe më pas në CAS, në kërkim të uljes së sanksionit të mundshëm ose gjetjes së një mase parandaluese që i lejon asaj të konkurrojë në sezonin 2023-24.

Ndëshkimi apo sanksioni i mundshëm do të merret nga një komision i pavarur, siç e ka bërë të qartë Ceferin, por mesazhet që po merr klubi katalanas dhe fjalët e vetë presidentit e bëjnë të qartë se situata është shumë e komplikuar.

Etiketa: ceferinCeshtja Negreirafc barcelonaUEFA

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Berisha: Kandidatët tanë nga populli, të Ramës nga bodrumi i mafies

Berisha: Kandidatët tanë nga populli, të Ramës nga bodrumi i mafies

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com