GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çështja VIP “Toyota Yaris”, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot

14:30 - 22/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja VIP “Toyota Yaris”, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme konfiskoi 3.4 milionë euro të sekuestruara në qershor të vitit 2018 në dy makina”Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Vlerat monetare u futën ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm.

Më herët për Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.

Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit.  Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.

Operacioni “Toyota Yaris”

Operacioni i bujshëm “Toyota Yaris” u zhvillua mbrëmjen e 24 qershorit 2018 teksa policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karotrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trajlerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Intenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri. Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit E. Lika, K. Lika djalin e pronarit të kompanisë dhe shoferin e kamionit Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi A. Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit E. Vladin dhe A. Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit bërë më 25 qershor, policia u lajmërua më 20 qershor nga burime vendase për një sasi të madhe eurosh të fshehura në disa autovetura. Më 21 qershor, mbasdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karotrec që do të sillte disa mjete tip “Toyota”, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 qershor bëri identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Lajme të lidhura

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
Zv.ministrja: Duhet jë ambient i shëndetshëm për studentët

Zv.ministrja: Duhet jë ambient i shëndetshëm për studentët

TË FUNDIT

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

Një vendim i papritur nga autoritetet e futbollit afrikan ka ndryshuar përfundimisht fatin e finales së Kupës së Kombeve të...

Lexo më shumë
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Mars 2026

07:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com