GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Çeta e drejtuar nga SHIK-si”/ Rama “shpërthen” sërish me fyerje ndaj pedagogëve

11:13 - 02/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çeta e drejtuar nga SHIK-si”/ Rama “shpërthen” sërish me fyerje ndaj pedagogëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie ditën e sotme, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Në një takim në kryeqytet, Rama akuzon kreun e sindikatës, Sandër Kovaci se ka marrë urdhër nga Sali Berisha për t’i dhënë ultimatum qeverisë. Gjithashtu kryeministri nuk ka nguruar t’i fyejë duke i konsideruar si njerëz pa fe dhe pa flamur.

“Jeni këtu për të kremtuar një dëshmor, një mesazh kuptimplotë të dikujt që dje dha jetën për atdheun, ndërkohë sot në kushte të vështira, një çetë, një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si i cili ka uzurpuar sindikatën e ashtuquajtur të pedagogëve del me ultimatum se nëse nuk rriten rrogat hyjnë në grevë urie. Në grevë urie hyjnë njerëzit pa fe, pa flamur! Nuk bëjnë prindërit e këtyre njerëzve grevë për rroga që me siguri i kanë pagat shumë më të ulëta. Luftohet për të drejta themelore, jo për rroga, rritje më të madhe të rrogave në këto kushte e kanë pasur pikërisht pedagogët, nuk ua rritëm mësuesve që kanë një punë shumë më të vështirë, se këta që kanë paturpësinë të dalin në media. Si mundet një misionar i arsimit të dalë ashtu? Dalin e thonë nuk ia vlen të jesh pedagog, nuk mund të jetë më pedagog! Edhe një herë e përsëris, shumica e pedagogëve nuk janë këta, se përndryshe do të ishte alarm. Më vjen keq që u detyrova të flas për këtë. Shiksi që u shërben rublave ruse jo atdheut, ndryshe nga djali emrin e të cilit do të mbajë kjo shkollë”, tha Rama.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë dita e sotme 16:00. Ai tha se nëse përgjigjja do të jetë negative, ose nuk do të ketë asnjë reagim, atëherë prej ditës së sotme rreth 10 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie.

Etiketa: pedagogeprotesteRama

Lajme të lidhura

“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Aktualitet

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit
Aktualitet

Procesi i vetingut mbyll siparin, por la pas një sistem drejtësie të brishtë

09:13 - 21/03/26
Korreshi ironizon Nikollën: Jam vetëshpallur kryetar, dua të heq…
Aktualitet

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

08:14 - 21/03/26
Para
Primaret në PD/ Ilir Alimehmeti flet si mjek në prezantimin e kandidaturës: Tirana është e sëmurë

Primaret në PD/ Ilir Alimehmeti flet si mjek në prezantimin e kandidaturës: Tirana është e sëmurë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)
Aktualitet

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

11:09 - 21/03/26

Dy persona janë arrestur nga Policia në Sarandë pasi akuzohen se kishin përshtatur një ambjent lavazhi për të shitur lëndë...

Lexo më shumë
Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com