GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë dihet për Talo Çelën, killerin e pamëshirshëm që kryente vrasjet e bandave

20:05 - 23/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë dihet për Talo Çelën, killerin e pamëshirshëm që kryente vrasjet e bandave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërmjetës për porositë kriminale mes grupeve, një shofer i aftë të largonte vrasësit nga krimi, hakmarrës, vrasës gjakftohtë dhe përmbarues krimesh. Kriminelët mes njëri-tjetrit i kanë ngjitur nofkën Lala, megjithëse emri zyrtar i tij është Talo Çela, 51 vjeç. Gjyqet ndaj të shumëkërkuarit në Gjykatën e Posaçme numërohen në seri ashtu si edhe akuzat që rëndojnë ndaj tij në mungesë, njëlloj si prokura që iu dha avokatit që këmbëngul se nuk e ka takuar ndonjëherë.

Por teksa për autoritetet emri i tij skedohet në 21 korrik 2015 për një krim banal si ai i ndërtimit pa leje në fshatin Bradashesh, Talo Çela kishte bërë rrugë të gjatë në krim.

Megjithëse sytë e policisë dhe të drejtësisë ishin të mbyllur deri ditën kur ata u hapën nga bashkëpunëtori i tij i parë Alkond Bengasi që e përmend emrin e Talo Çelës në mega-grabitjen e Rinasit.
Emri i tij del në sipërfaqe gjatë grabitjes së 2019, ku raportohet se u grabitën 4.6 milionë euro dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Rrëfimtari tjetër i drejtësisë që i përsëriti autoriteteve se Talo Çela ishte kthyer në një personazh të rrezikshëm ishte i penduari tjetër Klevis Alla që tregoi se si Talo Çela u implikua në vrasje të pamëshirshme dhe të dyfishta në Durrës teksa garantoi largimin e të dyshuarëve.

Ndaj tij policia vendos për herë të parë shpërblim në 2020 në vlerën e 10 mijë eurove, por në 43 raste policia u kthye duarbosh pa të shumë kërkuarin, pse jo edhe të tradhtuar mes njëri-tjetrit.

I treti Nuredin Dumani e përshkruan atë si një njeri që mbante mjetet e duhura për të shpërthyer dyer të blinduara atëherë kur grupi mori informacion se në një banesë gjendeshin 500 mijë euro, se Talo Çela mori porosi për të vrarë Fatmira Dedën nënën që kërkonte drejtësi dhe që u tradhtua nga shteti i saj.

Për ta kryer vrasjen ashtu si e porositi Festim Qoli të tillë që të ngjante si grabitje, Talo e rrahu e mandej e goditi me thikë, duke i marrë çantën teksa më herët kishte pohuar se largimi nga skena e krimit do ishte më i lehtë në rast se kryhej në afërsi të varrezave.

Një i shumë kërkuar për të cilin u vendos 5 kilogramë eksploziv që të shembej gjithçka nga banesa e cila tanimë është e braktisur. Por gjithashtu një njeri që e takoi Nuredin Dumanin dhe e bëri mik mbasi ai kishte dalë nga burgu i tha “kemi shumë punë“, duke nënkuptuar se Durrësi ishte njëherazi një qytet i nëndheshëm krimi. Një mik që e ktheu armik Nuredin Dumanin i cili pistoletën që ia dhuroi Talo Çela ia drejtori të vëllait të tij Bujar Çelës. Kur ajo nuk shkrepi armiku më i ri i të shumë kërkuarit urdhëroi dy të tjerë ta vrisnin medoemos.

I divorcuar dhe baba i një vajze, për banorin e Bradasheshit nuk dihet më asgjë. Teksa Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë filluar të flasin, jo vetëm për atë, por edhe për të tjerë./TopChannel

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Para
Tenderi i Stomatologjisë/ 96 milionë lekë kompanisë pa eksperiencë të mjekes nga Elbasani

Tenderi i Stomatologjisë/ 96 milionë lekë kompanisë pa eksperiencë të mjekes nga Elbasani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Lexo më shumë
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com