GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it?

08:07 - 29/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit. Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.

Të premten, OBSH-ja e përcaktoi atë si një “variant që përbën shqetësim”, duke e quajtur “Omicron”, sipas një shkronje të alfabetit grek.Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Joe Phaahla tha se varianti ishte i lidhur me një “rritje të shpejtë” të rasteve në ditët e fundit.

Nga pak më shumë se 200 raste të reja të konfirmuara në ditë në javët e fundit, të shtunën Afrika e Jugut shënoi një rritje të rasteve të reja ditore në më shumë se 3,200, shumica në Gauteng. Në përpjekje për të shpjeguar rritjen e papritur të rasteve, shkencëtarët studiuan mostrat e virusit dhe zbuluan variantin e ri. Aktualisht, 90 për qind e rasteve të reja në Gauteng janë shkaktuar nga ky variant i ri i koronavirusit, sipas Tulio de Oliveira, drejtor i Platformës KwaZulu-Natal për Inovacionin e që studion mutacionin e viruseve.

Pse janë shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri?

Pasi mblodhi një grup ekspertësh për të vlerësuar të dhënat, OBSH-ja tha se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar riinfektimi me këtë variant”, krahasuar me variantet e tjera. Kjo do të thotë që ata persona që janë infektuar e shëruar nga Covid-19 mund të infektohet sërish.

Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, e cila mund të ndikojë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit. Sharon Peacock, e cila ka udhëhequr studimet për identifikimin dhe monitorimin e mënyrës se si ndryshon COVID-19, në Universitetin e Kembrixhit në Britani tha se të dhënat e deritanishme sugjerojnë se varianti i ri ka mutacione “që përputhen me një nivel të shpejtë transmetueshmërie”, por tha se “domethënia e shumë prej mutacioneve, ende nuk dihet.”

Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick-ut, e përshkroi Omicron-in si “versionin me nivel më të lartë mutacioni të virusit që kemi parë”, duke përfshirë ndryshime potencialisht shqetësuese, që nuk janë ndeshur më parë në të njëjtin virus.

Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë mbi variantin?

Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes.

Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes. Ka të ngjarë që do të duhen javë për të gjetur nëse Omicron është më infektues apo nëse vaksinat janë efektive për ta luftuar atë.

Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në kolegjinImperial në Londër tha se ishte “jashtëzakonisht e pamundur” që vaksinat aktuale të mos funksionojnë, duke vënë në dukje se ato janë efektive kundër shumë varianteve të tjera. Edhe pse disa nga ndryshimet gjenetike në Omicron duken shqetësuese, është ende e paqartë nëse ato do të përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik. Disa variante të mëparshme, si varianti Beta, fillimisht alarmuan shkencëtarët, por megjithatë ato nuk u përhapen dhe aq shumë.

“Ne nuk e dimë nëse ky variant i ri mund të ketë një përhapje të madhe në rajonet ku dominon Delta”, tha zonja Peacock nga Universiteti i Kembrixhit. “Ne ende nuk e dimë se si do të ndikojë ky variant aty ku tani po qarkullojnë variante të tjera të koronavirusit”, shtoi ajo. Deri më sot, Delta është varianti dominues i COVID-19, që përbën më shumë se 99% të sekuencave të paraqitura në bazën më të madhe të të dhënave publike në botë./VOA

Etiketa: COVIDMutacion

Lajme të lidhura

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”
Breaking Views

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara
Breaking Views

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim
Breaking Views

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

12:33 - 11/03/26
Para
Presidenti i Sllovenisë viziton sot Kosovën, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidenti i Sllovenisë viziton sot Kosovën, takim me Osmanin dhe Kurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?
Breaking Views

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po e çon vendit kundër rrugëtimit të...

Lexo më shumë
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26
‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com