GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë do të thotë të japësh pagën me vonesë në ditët e sotme?  

16:04 - 04/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

1.

Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompani të vogël farmaceutike sepse kishte dhënë një ofertë tmerrësisht të ulët, për një tender të majmë ai mendoi se puna e tij ishte shumë e lehtë.

Tenderi ishte për ilaçe në Afrikë për një periudhë 10 vjeçare. Të joshur nga afati i gjatë i kontratës dhe vlera e madhe të gjithë kompanitë dhanë oferta me çmime shumë të mira. Por Rivopharm një kompani e vogël me bazë në Lugano kishte dhënë një ofertë shumë të pabesueshme. Çmimi ishte më i ulët edhe se çmimi i lëndës së parë për prodhimin e tabletave!

Inspektori Hans duke menduar se puna e tij ishte shumë e thjeshtë, sapo takoi menaxherin e kompanisë, hyri drejt dhe duke buzëqeshur i thotë:

“Ju e bleni lëndën e parë në Budapest, këtu e ktheni në tableta, tabletat i vendosni në kontenier, kontenieret i transportoni në Xhenova. Si mund të bëni gjithë këtë punë me një çmim më të ulët se çmimi që merrni lëndën e parë? Keni ndonjë ofertë më të mirë se të tjerët për lëndën e parë?”.

“Jo, ne e blejmë lëndën e parë në Hungari, me të njëjtën çmim si gjithë kompanitë e tjera”.

Atëherë?

Tani ishte radha e menaxherit të kompanisë për të buzëqeshur:

“Ne e marrim lëndën e parë në Budapest me tren të hënën, të mërkurën pasdite ne prodhojmë tabletat që kërkon UNICEF sa për një vit, sepse punën e kemi automatizuar dhe e kemi gati për transport. Të enjten malli është në portin e Xhenovas. Inspektorët e UNICEF kontrollojnë cilësinë dhe po atë ditë na paguajnë paratë në llogarinë bankare tonën këtu në Zvicër.”

– Ejjj, po si është e mundur që po shisni tabletat më lirë se çmimi që keni blerë lëndën e parë”?

Menaxheri buzëqesh sërish: “Me hungarezët kemi kontratë që pagesën e bëjmë pas 30 ditësh. UNICEF na paguan pas 4 ditësh. Interesat që dalin nga lekët që mbajmë në bankë për 26 ditë, mbulojnë koston dhe na nxjerrin edhe fitimin”

“Inspektori Hans” mbeti pa fjalë!

Nuk thonë kot, paraja “pjell” paranë.

2.

Kjo histori mu kujtua dje, kur një deputet me një përvojë të gjatë jetësore jashtë Shqipërisë, më thoshte se ishte ende po aq i shokuar sa herën e parë që nuk e kishte marrë pagën më datën 1, pavarësisht kontratës dhe faktit që ky informacion rreth pagës ishte publik edhe në faqen e Kuvendit. “Ndodh- thotë ai- që e marrim edhe pas 9 ditësh?!

Çdokush me të drejtë mund të pyesë: ç’ne ky shqetësim për deputetët? Nuk është fjala vetëm për ligjvënësit, por nga një kërkim i thjeshtë rezulton se marrja e pagës, “javën tjetër” apo pas datës 5 apo brenda javës së parë, po kthehet në një rutinë dhe prek dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Pagat nuk merren më si dikur në formë fizike. Nuk kuptohet sa kohë duhet për të kaluar pagën në mënyrë elektronike nga thesari në llogarinë bankare të gjithsecilit?!

Deputeti që ka përvojë jashtë thotë se çdo herë pagën e ka marrë në datën e caktuar dhe kur kjo datë përkonte me fundjavën ose ditë feste, paga kalonte një apo dy ditë më përpara.

Nuk besoj se dikush në Shqipëri ka pasur mendjen gjeniale të përfitojë nga interesi i parasë së dhënë me vonesë, apo të jetë i qartë për efektin e shpejtësisë së qarkullimit të parasë, por është e qartë se nuk ka arsye që njerëzit që jetojnë sot me rroga të pyesin apo të kontrollojnë çdo ditë llogarinë bankare nëse i kanë kaluar pagën mujore? Nëse i vonon pagën një javë apo 10 ditë një familje që mbahet me pagën atëherë pyetja për vonesën e pagës minimumit meriton përgjigje.

Nëse në këtë vonesë ka përgjegjësi administrata kjo është e pajustifikueshme, por nëse në këtë vonesë përzihen edhe bankat atëherë këtu është rasti që nga “ferra e vogël mund të shohim lepurin e madh”

Gjithmonë për gjithçka ka një justifikim, por nuk mund të flitet për justifikim dhe vonesa burokratike kur bëhet fjalë pagën e punonjësit aq më tepër për vonesat në marrjen e pensioneve për 630 mijë pensionistë.

Dhe kur ndodh kjo? Sot! Sot kur kosto e jetesës është më e lartë se kurrë, sot kur çmimi i çdo malli është rritur dhe vetëm pagat e pensionet kanë mbetur në vend numëro. Të japësh pagën me vonesë sot nuk është vetëm mungesë përgjegjshmërie, është më shumë se kaq. është… tallje!

P.S. Të dy historitë e përmendura janë të vërteta: historia e parë është marrë nga libri “Factfulness” i autorit Hans Rosling. Historia e dytë është e një deputeti të Kuvendit që ka ardhur në Shqipëri me idenë se ky vend bëhet dhe rregulli, ligji e kontrata janë të shenjta.

 

Etiketa: ditetkryesore2Lutfi Dervishipagasotmevonese

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Emri/Kush është personi i ekzekutuar në Shkodër

Panik në Dhërmi/ Gjendet një armë zjarri

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

12:48 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com