GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Çfarë dua unë në këtë…”/ Imami tregon aventurën te Dinamo

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çfarë dua unë në këtë…”/ Imami tregon aventurën te Dinamo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eni Imami ishte i pari që u largua nga Dinamo këtë verë. Ai nuk gjeti akordin për rinovimin dhe prej datës 1 korrik është lojtar i lirë.

U rikthye te skuadra ku u rrit me shumë dëshirë, siç pohon në këtë intervistë për “Panorama Sport”, por gjërat nuk shkuan si dihet për të personalisht dhe për 18 herë kampionët e vendit. Imami pohon se ishin dy sezone ‘jo’ në karrierën e tij, ndërsa për shkaqet e dështimit blu tregohet disi i rezervuar, duke e lënë fajin jetim. Ai thotë se ka ndikuar mungesa e fushës apo edhe fati. Tani mbrojtësi është në kërkim të një aventure të re.

 

Si do ta përkufizonit këtë periudhë 2-vjeçare te Dinamo, ku riktheheshit pas një kohe të gjatë dhe tashmë jeni larguar?

Do ta përkufizoja si një periudhë të keqe në aspektin personal. U ktheva me shumë dëshirë tek ekipi që jam rritur, por çdo gjë shkoi jashtë planit kur ramë edhe nga kategoria. Në vitin e dytë m’u desh të bëja një ndërhyrje kirurgjikale që donte sigurisht kohën e vet dhe e kisha të vështirë të përshtatesha. Ndonjëherë mendoja me vete: çfarë dua unë këtu në këtë kategori. Por të paktën e arrita objektivin dhe tani e lashë Dinamon aty ku e gjeta.

 

Çfarë nuk shkoi si duhet me këtë skuadër në Superiore fillimisht, ku ra nga kategoria pavarësisht investimeve dhe në Kategorinë e Parë, e sërish hasët jo pak vështirësi për rikthimin?

Mendoj që u frymë shumë në media, duke folur për titull kampion dhe Europë. Por më besoni, nuk kishim ekip për të rënë nga kategoria në atë sezon. Ndoshta faktori fushë na penalizoi jashtë mase, shikoni është po e njëjta gjë me Kastriotin dhe me Erzenin, ekipe që s’kanë fushë të veten dhe njëri ra nga kategoria dhe tjetri shkoi në “play out”. Kategoria e Parë, siç e kam thënë edhe më parë, ka ndryshuar shumë. Si unë, kishte edhe shumë lojtarë që e kishin të vështirë të përshtateshim.

 

Pse Dinamo nuk mundi të rikthehej të luante një futboll kompetitiv, sa përgjegjësi kanë lojtarët, stafet, drejtuesit?

Faji mbetet gjithmonë jetim. Ne edhe kur bënim lojëra të mira, në fund të ndeshjes dilnim pa pikë. Nuk mund të them asgjë për stafet drejtuese dhe lojtarët, sepse kur je aty dhe e shikon impenjimin e të gjithëve, çfarë të thuash… Mendoj se është edhe pak çështje fati, sigurisht dhe ato që përmenda më lart.

 

Ku e shikon të ardhmen Imami?

Jam në kontakte përditë, por dua të bëj këtë radhë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Ishin 2 vite ‘jo’ te Dinamo për mua, vija nga një ekip nënkampion dhe fitues i Kupës së Shqipërisë dhe rashë nga kategoria, kështu që këtë radhë uroj të mos gaboj në zgjedhje. Nuk jam më 22 vjeç që të thuash “hajt mo ta provoj një vit”./PanoramaSport

Etiketa: dinamoeni imami

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
A ishte vizita e Bill Clinton në Tiranë surpriza që priste Rama nga SHBA?

A ishte vizita e Bill Clinton në Tiranë surpriza që priste Rama nga SHBA?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26

 Protesta e kësaj të shtune e thirrur nga studentët vijoi me disa marshime në rrugët kryesore të Kryeqytetit derisa protestuesit...

Lexo më shumë
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com