GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

08:33 - 14/06/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk i ka shpëtuar vëmendjes së shumë analistëve fakti që një nga veprimet e menjëhershme të Iranit pas sulmit izraelit nuk ka pasur një dimension politik, diplomatik apo ushtarak, por ka qenë një akt thjesht simbolik.

Mbi kupolën e xhamisë së Jamkaran-it, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme atje, është ngritur i ashtuquajturi “Flamuri i Hakmarrjes”. Një pëlhurë e kuqe mbi të cilën shkruhet një thirrje në arabisht për hakmarrësit e Husejnit, i vrarë më 10 tetor të vitit 680 gjatë betejës së famshme të Karbala-së, një nga ngjarjet themeluese të doktrinës shiite që ndikon sot në mënyrë të drejtpërdrejtë klasën drejtuese iraniane.

Husejni, nipi i Muhamedit, ishte protagonist i një episodi të shkurtër rebelimi, por që pati pasoja të jashtëzakonshme historike. Në themel të kësaj ngjarjeje qëndron përplasja e madhe ndërmjet shiitëve, që mbështesnin të drejtën e pasardhësve të drejtpërdrejtë të Profetit për të udhëhequr komunitetin islamik, dhe kalifatit umajad (dhe sunit) të Damaskut.

Kur shiitët e qytetit irakian Kufa u ngritën kundër umajadëve, Husejni, me një grup të vogël familjarësh dhe mbështetësish, vendosi t’i bashkohej revoltës, por u përball në Karbala, pranë Eufratit, me trupat umajade. Rrëfimi i asaj që ndodhi është i mbushur me simbole dhe elementë të traditës fetare.

Sipas traditës, komandanti i trupave sunite, hezitonte të përballej në një betejë të pabarabartë me nipin e Profetit dhe u përpoq ta bindë Husejnin të tërhiqej, por ky i fundit ishte i palëkundur. Në agimin e të premtes, në ditën e dhjetë të muajit islamik Muharrem, nisi beteja.

Vapa ishte mbytëse dhe trupat shiite vuajtën tmerrësisht nga etja. Husejni pa të bien rreth tij të gjithë shokët: mbeten vetëm anëtarët e familjes. Një nga djemtë e tij u copëtua nga turma e armiqve, duke shkaktuar dëshpërimin e të atit. Masakra vazhdoi me episode makabre: Husejni, i rraskapitur nga etja, ra përmbys në tokë duke mbajtur në krah fëmijën e tij njëvjeçar. Armiqtë iu afruan, por askush nuk guxoi të vrasë nipin e Profetit.

Një shigjetë goditi në vesh fëmijën, duke e vrarë. Husejni vrapoi drejt brigjeve të Eufratit, u përkul për të pirë ujë dhe u godit me shigjeta. I mbuluar në gjak, arriti të vrasë disa armiq, por ishte i mbuluar nga plagët. Në fund u godit pas shpine. Koka e tij, e ndarë nga trupi, iu dërgua kalifit umajad Jezid. Për këtë arsye, shiitët betohen për hakmarrje kundër vrasësve të nipit të Profetit deri në fund të kohërave.

Ky rrëfim qëndron në themel të një tradite shumë të gjerë fetare e legjendare që ka në qendër temën e vrasjes së “heroit kulturor” Husejnit, që flijohet për njerëzimin.

Tragjedia e Karbala-së përjetohet dhe përkujtohet çdo vit nga gjithë lëvizja shiite. Në shumë vende organizohen shfaqje fetare apo procesione të ngjashme me ato të Javës së Madhe të Krishtërimit. Sakrifica e Husejnit është gjithashtu një akt politik: besimtari nxjerr prej saj mësimin se është detyrë të ngrihesh kundër tiranëve dhe padrejtësisë, jo për përfitim personal, por për të mirën e bashkësisë.

Karbala përbën gjithashtu një pikë kthese për transformimin e shiizmit në një lëvizje që, përveç përkrahësve politikë, do të përthithë edhe bartës entuziastë të ideve gnostike, mesianike dhe sinkretike, të huaja për traditën islame. Në këtë mënyrë, lëvizja do të ngjyroset me prirje “ekstreme” teologjike, duke u ndarë në sekte dhe nënsekte që, në disa raste, ekzistojnë deri më sot.

Në dritën e të gjitha këtyre, bëhet më i qartë përmbajtja e mesazhit iranian për armiqtë e vet.

Një element tipik i doktrinës shiite, që ajo e ka të përbashkët me krishterimin, është rivlerësimi i dhimbjes dhe vuajtjes si vlera pozitive. Siç ka shkruar islamologu i madh Alessandro Bausani, “shiizmi, liderët e të cilit, përveç ndonjë periudhe të shkurtër dhe përjashtimesh të rralla, nuk arritën kurrë të marrin pushtetin që sipas ndjekësve të tyre u përkiste me të drejtë, është një fe e të mundurve që ëndërrojnë hakmarrjen”.

Duhet kuptuar se ato që për ne mund të duken thjesht histori të vjetra, vazhdojnë ende sot të ndikojnë në ideologjinë politike e fetare të klasës udhëheqëse iraniane, por edhe të një pjese të madhe të popullit persian.

Mundësia e disfatës, madje edhe e shkatërrimit të plotë, është e pranuar, por kjo nuk nënkupton dorëzimin.

Bëhet fjalë për një luftë pa shpresë (që gjen shpërblimin e saj në një përmasë të mbinatyrshme), por që pikërisht për këtë arsye mund të bëhet e pamëshirshme.

Ndoshta është koha të ndalet, sa nuk është vonë.

Burimi: “La Republica“

Etiketa: IranIzrael

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Paradoksi/ Një vend i varfër që paguan si i pasur

Paradoksi/ Një vend i varfër që paguan si i pasur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh
Breaking Views

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, në një segmanet tjetër. Sipas specialistëve ka...

Lexo më shumë
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com