GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë kërkon të fshehë Rama? Kryeministri me deklaratë kontradiktore: Ndërtuesi nuk ka faj, por do e rindërtojë pallatin

10:57 - 15/04/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë kërkon të fshehë Rama? Kryeministri me deklaratë kontradiktore: Ndërtuesi nuk ka faj, por do e rindërtojë pallatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin 12-katësh në kompleksin “Arlis” pranë QSUT. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rama  shprehet shumë kontradiktor kur thekson se pallati që u dogj dje, pavarësisht se nuk lidhet me ndërtimin, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi.

Po si mundet një kompani ndërtimi të rindërtojë edhe një herë objektin, nëse nuk është fajtore për shkaqet që sollën atë katastrofë në Tiranë. Këtë e vendos ligji dhe jo Maliqi, sikurse po tregohet në rastin konkret Rama.

Ose Rama kërkon të fshehë pikërisht atë që tashmë po flitet, punimet e dobta dhe materialet e lira që krijuan ata tragjedi për dhjetrë familje në kryeqytet.

Por pas këtyre punimeve nuk qëndrojnë vetëm ndërtuesit, por edhe shteti, i cili edhe ka dhënë miratimin pas përfundimit të objektit. Pra këtu të bëjmë me një dy bashkëfajtorë, firmën ndërtuese që kërkon të përfitojë sa më shumë, pavarësisht se rrezikohet jeta e qytetarëve dhe shteti që mbyll sytë përballë këtyre shkeljeve të rënda.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”,– shkruan Rama në X.

Po kush është Armand Lilo?

Armand Lilo, i njohur ndryshe edhe si njeriu i kateve pa leje, është klienti i besuar i Edi Ramës.

Ai ka përfituar leje ndërtimi në kryeqytet, ndërsa kompania e këtij të fundit ka përfunduar edhe në dyert e Gjykatës për ndërtim të paligjshëm.

Lilo me firmën e Ramës ka pushtuar hapsira të konsiderueshme në Tiranë, që nga kullat në qendër të kryeqytetit, te Liqeni Artificial, te Rruga e Kosovarëve, etj.

Ajo që po ndodh me ndërtimet e “Arlis” SHPK të Armand Lilos, nuk mund të fshihet më pas justifikimeve apo deklaratave boshe. Këtu nuk kemi të bëjmë me një incident të izoluar, por me një zinxhir ngjarjesh të rënda që tregojnë qartë një problem të thellë me standardet dhe sigurinë. Te “Farmacia 10” një kompleks i tërë përfshihet nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi në fasadë, digjen shkallë të tëra, mbi 30 apartamente preken, njerëz bllokohen në tym dhe nxirren nga ballkonet në panik – kjo është tablo katastrofike për çdo qytet normal. Dhe më e rëndë akoma: nuk është hera e parë. I njëjti kompleks është përfshirë nga zjarri edhe në 2021 gjatë ndërtimit.

Pra kronologjia është e qartë dhe e frikshme: zjarr në 2021, skela që bien dhe plagosin qytetarë në 2024 me emra konkretë dhe përgjegjësi të konstatuara, dhe sot një tjetër zjarr që rrezikon jetën e dhjetëra familjeve. Sa prova duhen që të kuptohet se këtu kemi një model të përsëritur dhe jo rastësi?

Pyetja që kërkon përgjigje është e drejtpërdrejtë: kush e mbron Armand Lilon dhe “Arlis Ndërtim”? Si është e mundur që pas gjithë këtyre ngjarjeve me emra, data dhe pasoja konkrete, nuk ka përgjegjësi reale? Ku janë institucionet që duhet të mbrojnë qytetarët?

Etiketa: kontradiktorRama

Lajme të lidhura

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

15:05 - 17/04/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë
Aktualitet

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

14:20 - 17/04/26
Para
Gjyqi ‘Partizani’/ Edi Rama do thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës

Gjyqi ‘Partizani’/ Edi Rama do thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë

15:05 - 17/04/26

Një 17-vjecar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare. Policia bën me...

Lexo më shumë
Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi

Mijëra libanezë rikthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa armëpushimi me Izraelin hyn në fuqi

14:45 - 17/04/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

Salianji i kthehet Berishës: Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella

14:22 - 17/04/26
Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

Zbulohet një tjetër Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera e celularë

14:20 - 17/04/26
30 apartamente të shkrumbuara, çfarë la pas zjarri që përfshiu kompleksin “Arlis”

Zjarri shkrumboi pallatin te kompleksi “Arlis”, Gjykata e Tiranës liron katër të arrestuarit

13:55 - 17/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com