GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump

09:05 - 22/03/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth gjysma e amerikanëve besojnë se hetimet e prokurorit të Nju Jorkut ndaj zotit Trump për pagesën e aktores së filmave pornografikë në këmbim të heshtjes është i motivuar politkisht, por një shumicë e madhe i konsideron akuzat të besueshme, sipas një ankete të opinionit publik nga Reuters/Ipsos.

Sondazhi dyditor, që u mbyll të martën, gjeti se 54% e të anketuarve, mes tyre 80% republikanë dhe 32% demokratë, thanë se politika ishte nxitësi i çështjes penale nga një juri e madhe në Manhatan.

70% e të anketuarve dhe gjysma e republikanëve thanë se ishte e besueshme që zoti Trump gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 e pagoi aktoren e filmave pornonografikë Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me një madhënie të dyshuar intime.

Rreth 62% e të anketuarve, përfshirë një të tretën e republikanëve, thanë se ishte gjithashtu e besueshme që zoti Trump falsifikoi të dhënat e biznesit.

Gjetjet vënë në pah natyrën e paprecedentë të hetimeve kriminale ndaj zotit Trump ndërsa ai kërkon të sigurojë mbështetjen e republikanëve në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Asnjë president amerikan nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale në gjykatë.

Trump, i cili po përballet me një konkurrencë që mund të jetë e ashpër në përpjekjen e tretë për të marrë emërimin e Partisë Republikane, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë lidhje jashtëmartesore me aktoren Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford.

Ish-Presidenti Trump tha të shtunën se priste të arrestohej të martën ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dhurojnë para për fushatën e tij presidenciale. Një juri e madhe në Manhatan po shqyrton mundësinë e ngritjes së padisë.

Zyrtarë dhe analistë të Partisë Republikane kanë thënë se ndjekja penale e zotit Trump vetëm sa do të përforconte vendosmërinë e mbështetësve të tij më besnikë.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, një rival i mundshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane, e ka kritikuar atë që ai e quajti, politizim të zyrës së prokurorit të qarkut të Manhattanit. Zoti DeSanis gjithashtu e ka kritikuar në mënyrë anësore zotin Trump.

Republikani Trump u përgjigj në mënyrë agresive përmes një postimi me kuptime të ndryshme në platformën e tij “Truth Social”.

Rreth nëntë në 10 të anketuar thanë se kishin dëgjuar për çështjen e prokurorit të Manhatanit kundër zotit Trump, një prej disa hetimeve ndaj tij. Një prokuror qarku në Xhorxhia po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Zoti Trump pretendon në mënyrë të rreme se humbja e tij ndaj presidentit demokrat Joe Biden ishte për shkak të mashtrimeve. Në regjistrimet telefonike ai dëgjohet tek u kërkon zyrtarëve të zgjedhjeve në Xhorxhia që të gjenin votat e duhura që ai të fitonte.

Ai përballet gjithashtu me hetimet e Departamentit të Drejtësisë për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Rreth 54% e të anketuarve, mes tyre 85% demokratë dhe 21% republikanë, thanë se janë të besueshme akuzat se  Trump kërkoi të bënte mashtrime zgjedhore.

Sondazhi nga Reuters/Ipsos anketoi 1003 të rritur në mbarë vendin, mes tyre 415 demokratë dhe 383 republikanë.

 

 

Etiketa: amerikanehetimTrump

Lajme të lidhura

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Aktualitet

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

16:59 - 23/01/26
Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së
Aktualitet

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

14:10 - 23/01/26
Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës
Aktualitet

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26
Para
E rëndë, vdes 45-vjeçarja në Durrës pasi…

E rëndë, vdes 45-vjeçarja në Durrës pasi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë

10:06 - 24/01/26

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar...

Lexo më shumë
Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26
U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë

09:24 - 24/01/26
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com