GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Çfarë mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

07:55 - 20/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur u betua, në nëntor të vitit 2005, Merkel vështirë se mund ta ketë ditur se sa do t’i formësonin krizat dhe ngjarje të ndryshme veprimet e saj politike.

Tony Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe, 1997 – 2007, thotë “ajo është një zgjidhëse problemesh. Është menaxhere e çdo situate”.

Kurse George W. Bush, president i SHBA 2001-2009, thotë “ajo është një njeri shumë i matur dhe i sjellshëm. Angela Merkel është një udhëheqëse, jo një pasuese”.

Merkel di të dëgjojë dhe është e vetëpërmbajtur

Gjithnjë e më tepër, Angela Merkel u përball me situata që kërkonin aftësi negociuese të nivelit të lartë. Për shembull: kriza financiare e vitit 2008. Pas problemeve me euron në Greqi, vend anëtar i BE-së, Merkel u detyrua të gjejë një kompromis midis interesave gjermane dhe europiane. Gjatë krizës në Ukrainë, Merkel dhe ish-presidenti francez, Francois Hollande bashkuan forcat për të ulur Moskën dhe Kievin në tryezën e bisedimeve.

Dimitri Medvedev, president i Rusisë, 2008 – 2012, thotë “sipas mendimit tim, ajo zotëron një tipar të veçantë që është i mirë për një negociator dhe për politikanët në përgjithësi. Së pari, ajo di të dëgjojë. E dyta: ajo është e vetëpërmbajtur”.

Merkel ndryshon mendje lidhur me multikulturalizmin

Kur bëhet fjalë për luftën në Siri, Merkel ishte e pafuqishme. Por kur miliona refugjatë arritën në Evropë si rezultat i kësaj lufte, ajo u dha mbrojtje shumë prej tyre në Gjermani.

“Motoja jonë për këtë situatë duhet të jetë: Ne kemi arritur shumë, prandaj mund t’ia dalim mbanë!” – tha Merkel asokohe, kur të gjithë po mbyllnin kufijtë e vendeve të tyre për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.

Edhe pse e dinte se po rrezikonte ajo bëri hapin e guximshëm. “Deklarata ‘Ne mund t’ia dalim mbanë – Wir schaffen das” ishte një kthesë vërtet e jashtëzakonshme politike. Merkel doli në kundërshtim me atë që kishte thënë në vitet e mëparshme, duke vënë në pikëpyetje idenë e saj mbi multikulturalizmin, për mundësinë e një shoqërie multikulturore. Më e rëndësishmja, ajo e zhyti politikën europiane të migrimit në kaos.” – thotë Niall Ferguson, historian pranë Stanford University.

Më pas vijuan zërat në rritje të populistëve dhe nacionalizmit. Në vitin 2016, Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohej nga Bashkimi Europian. Menjëherë pas kësaj, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, i vuri në provë marrëdhëniet transatlantike. Reputacioni i Merkelit si mbrojtëse e vlerave liberale u rrit.

Masa drastike për të kontrolluar pandeminë

Por kundërshtarët më të ashpër të Angela Merkel ishin të padukshëm. Ajo vendosi masa drastike për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit. Në luftën kundër ndryshimit të klimës, megjithatë, Kancelarja shpesh veproi “me gjysmë zemre”.

Epoka “Merkel” po merr fund. Me të po largohet nga skena ndërkombëtare një politikane, e cila preferoi të negociojë në vend që të debatojë me kundërshtarët politikë. Ajo mbështeti bashkëpunimin dhe jo qëndrimet kundërshtuese./dw

Etiketa: GjermaniMERKELsfida

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
“Ka kryer vepër penale”, Aleanca për Teatrin, Metës: Mos dekreto Ramën

Nuk ndalet AMT, paralajmëron aksionin e radhës pranë KLSH

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com