Mungesa e zgjatur seksuale nuk është e mirë për ju. Jo vetëm për zemrën dhe mendjen, por edhe për shëndetin. Por çfarë ndodh kur nuk bëni seks për një kohë të gjatë?
Asgjë madhore, por asgjë e mirë, sepse është provuar që mungesa e zgjatur seksuale nuk është mirë për ju, për zemrën, mendjen, epshin, egon, shëndetin, por dhe plak trupin dhe mendjen.
Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është seksi, ja çfarë ndodh nëse nuk bëni seks për një kohë të gjatë.
Nëse nuk bëni seks, sistemi imunitar dobësohet
Nëse mungesa seksuale vazhdon për periudha të gjata, kjo na bën të sëmuremi më shpesh dhe më lehtë.
Të bësh seks dhe të ndiesh kënaqësi, në fakt, forcon sistemin imunitar, kështu që të bësh dashuri të paktën një herë në javë do ta ndihmojë trupin të krijojë antitrupa dhe të jetë i shëndetshëm.
Rrit stresin
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale përkeqëson gjendjen mendore.
Nuk ka dyshim se është i mirë për gjendjen shpirtërore, por edhe për gjendjen psiqike.Në fakt, gjatë marrëdhënieve seksuale, truri çliron endorfina dhe oksitocina, kjo e fundit e përcaktuar si ‘hormoni i lumturisë’.
Ndalimi i aktivitetit seksual çon në një ulje drastike të niveleve të oksitocinës dhe serotoninës (hormoni tjetër i famshëm i lumturisë).
Prandaj, të kesh një jetë aktive seksuale është e barabartë me furnizimin me endorfinë dhe rritjen e nivelit të serotoninës, për pasojë të ndihesh më i lumtur.
Ndihemi më empatikë ndaj të tjerëve dhe kultivojmë më shumë vetëvlerësim.
Moskryerja e marrëdhënieve seksuale për periudha të gjata, rrit rrezikun e e stresit, humorit dhe ankthit.
Mund të vuani nga pagjumësia
Pagjumësia është e ndërlidhur ngushtë me mungesën seksuale për shkak të oksitonit, hormonit që lirohet në sasi të mëdha në momentin e pikut të kënaqësisë, orgazmës.
Përveç se është hormoni përgjegjës për lumturinë, oksitocina gjithashtu ka një efekt qetësues shumë të fuqishëm, të tillë si për t’ju ndihmuar të bini në gjumë më mirë dhe më herët.
Vagina humbet elasticitetin dhe lubrifikimin
Të mos bësh seks ose të bësh pak ul ndjeshëm rrezikun e vuajtjes nga cistiti dhe sëmundje të tjera bakteriale, por në të njëjtën kohë të bërit dashuri stërvit vagjinën dhe forcon nivelin e muskujve.
T’i thuash lamtumirë erotizmit për një kohë të gjatë nënkupton humbjen e tonit të muskujve, saktësisht siç u ndodh atyre që papritmas lënë palestrën.
Përveç kësaj, ju mund të përjetoni probleme të lubrifikimit për shkak të rënies së estrogjenit pikërisht sepse është eksitimi që shkakton lagështinë e vaginës.
Dhe kjo thatësi për shkak të seksit të vogël rrezikon të shkaktojë cistit.
Ju e ndjeni dhimbjen më shumë
Bërja e seksit ju ndihmon të ndjeni më pak dhimbje fizike. Endorfina e prodhuar në kohën e orgazmës funksionon si analgjetik i fuqishëm natyral që ju lejon të toleroni më shumë dhimbjen fizike, duke rritur pragun e dhimbjes me të paktën dy ose tre nivele.
Dhimbjet e vogla, si dhimbjet e kokës, do të perceptohen në një mënyrë më të lehtë. Nëse keni patur mungesë seksuale për një kohë të gjatë, ka shumë të ngjarë që toleranca ndaj dëmtimit fizik të bjerë në një minimum të të gjitha kohërave.
Lëkura është më pak e shndritshme
Seksi është i mirë për fytyrën sepse prodhon estrogjen i cili jep disponueshmëri më të madhe të kolagjenit, duke e bërë kështu lëkurën më elastike, të re, të tonifikuar dhe rrezatuese.
Jo vetëm kaq, seksi është një palestër e shkëlqyer, një ushtrim fizik që djeg shumë kalori dhe ju djersit shumë.
Me djersitjen, poret hapen dhe lahet papastërtia, por edhe flokët dhe thonjtë gjithashtu përmirësohen.
Mungesa e seksit zvogëlon epshin, sa më pak seks të bësh, aq më pak dëshirë do të kesh
Gjëja më e ‘rrezikshme’ në të cilin përfundojmë në mënyrë të pashmangshme është se zvogëlimi ose ndalimi i marrëdhënies seksuale shkakton uljen e epshit.
Sa më pak seks të bëni aq më pak do të dëshironi ta bëni.
Duket pa kuptim, por është kështu dhe gjithçka varet nga hormonet që bën një marrëdhënie për të sekretuar. Në mungesë të atyre hormoneve, gradualisht nevoja për një jetë të kënaqshme seksuale do të perceptohet në një mënyrë të gabuar. Ne do të besojmë se mund të bëjmë pa to, vështirë se do t’i dëshirojmë më, por shëndeti, lëkura, psikika dhe njeriu do të lëndohet.
Seksi stërvit trupin dhe trurin tuaj
Ne kemi përmendur tashmë se marrëdhëniet seksuale janë të barazvlefshme me një seancë palestre për sa i përket kalorive të djegura dhe tonifikimit të muskujve.
Në fakt është aktivitet fizik ai që përmirëson sistemin kardiovaskular dhe ju lejon të digjni kalori (dhe ta bëni atë duke u argëtuar më shumë sesa në punë rutine …)
Por jo vetëm përfitimet e trupit, edhe truri. Aktiviteti seksual zhvillon neurone në hipokampus, pjesa e trurit që luan një funksion të rëndësishëm për kujtesën afatgjatë dhe orientimin në hapësirë.
Mosbërja e dashurisë për një kohë të gjatë, ndikon jo vetëm në plakjen e muskujve, trupit dhe lëkurës, por edhe të trurit./A2CNN
Discussion about this post