GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë ndryshoi në Ballkan një vit pas agresionit rus në Ukrainë?

19:20 - 24/02/23
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi – U bë plot një vit që kur bota ndali frymën nga agresioni i Vladimir Putin kundër një shteti sovran e të pavarur, Ukrainës. Kishin ndodhur sulme të tilla në ish-Jugosllavi kundër shteteve që shpallën pavarësinë nga ajo federatë, por nuk ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore një luftë e tillë pushtuese me qëllime aneksimi, si ajo që filloi mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit 2022. Rusia, pasi kishte pushtuar dhe aneksuar në marsin e vitit 2014 Krimenë, kësaj radhe nisi tanket dhe topat e saj për pushtimin e të gjithë Ukrainës. Madje shoqëruar me një propagandë hitlerine e milosheviçiane të “luftës kundër nazizmit të instaluar në shtetin e Ukrainës”! Fashistët e nazistët putinistë vepruan në emër të luftës kundër nazizmit dhe shpallën “denazifikimin,’ “demilitarizimin” dhe kësisoj pushtimin e shtetit sovran të Ukrainës.

Bota ndali frymën dhe priste se Ukraina do të dorëzohej në tri ditë ose brenda një jave. Por ndodhi çudia e papritur. Presidenti ukrainas, Zelenski, shpalli mobilizimin e përgjithshëm për rezistencë. Ai nuk pranoi të largohej nga vendi i tij dhe u vu në krye të luftës për mbrojtjen e atdheut të tij. Akti i presidentit ukrainas mbeti në histori dhe shënoi kthesën në luftën kundër Rusisë. Sot Rusia është thuajse në kufijtë e paraluftës. Ushtria e saj ndodhet e rrethuar në lindje dhe juglindje të Ukrainës.

Prej asaj kohe e deri më sot bashkësia ndërkombëtare po lufton kundër planit rus për ta zgjeruar konfliktin nga Ukraina në Ballkan. Pikat e dobëta të Ballkanit tashmë janë të dukshme në dritë të diellit. Ato përfshijnë Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Pikërisht ato vende ku pakicat serbe me ndihmën dhe regjinë e Beogradit kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ballkanik. Europa dhe SHBA-të u riaktivizuan me qëllim që të mbyllet konflikti në rajon. Ata shpallën emrat e të ngarkuarve për Ballkanin. E bënë këtë SHBA-të, BE, Londra, Berlini dhe Roma. Dje u zotuan dhe japonezët për të ngarkuar një përfaqësues diplomatik për Ballkanin Perendimor.

Por sa ka ndryshuar Ballkani prej një viti, që kur filloi sulmi ushtarak i Kremlinit kundër sovranitetit të Ukrainës? Nëse bëjmë një bilanc, atëherë mund të thuhet se në Ballkan konflikti vetëm sa është thelluar. Gjatë vitit të kaluar së paku dy herë Kosova u kërcënua me ndërhyrje ushtarake nga ana e Serbisë së Aleksandër Vuçiç. Mali i Zi gjithashtu përjetoi një seri përplasjesh dhe konfliktesh për shkak të ndërhyrjes së Beogradit, maskuar me qëndrimet pro-serbe të kryeministrit anti-perendimor, Dritan Abazoviç. Ndërsa Bosnjë-Hercegovina vazhdon të mbetet një shtet jofunksional, për shkak të Dayton-it dhe bllokadës që i ka bërë këtij shteti Serbia dhe Republika Srpska.

Megjithë këtë Brukseli dhe shtete të caktuara në Perendim duan të eksperimentojnë edhe në Kosovë një Republikë Srpska, të cilën e quajnë Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Ky eksperiment allasoj nuk sjell paqe në Ballkanin Perendimor e as në kontinentin europian. Kjo është e ditur. Iniciativat për marrëveshje midis shteteve, të cilat thellojnë konfliktin dhe destabilizojnë akoma më shumë paqen janë destruktive dhe duhet të jenë të papranueshme. Në këtë sens duhet trajtuar dhe i duhet dhënë përgjigje kërkesave disa herë ultimative të Bashkësisë Euro-Atlantike për ngritjen e një asosacioni të tillë. Ndryshe nuk mund të ketë sukses.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera të saj kanë njëmijë arësy dhe argumente të provojnë se asosacioni serb destabilizon dhe cënon paqen rajonale. Asosacioni është dhe mbetet paradhoma e përpjekjeve të krijimit të shteteve njëetnike në Ballkan. Ky precedent do të shkaktojë lëvizje tektonike në rajon. Ndaj dhe bashkësisë perendimore ndërkombëtare i duhet kërkuar që “të mos nxjerrë sytë e saj, në përpjekje për të vëne vetulla më të bukura”! Qeveria e Kosovës ka në dorë që çeshtjen e trajtimit të pakicës serbe në vend ta trajtojë në kuadër të konventave ndërkombëtare, gjë që është realizuar me planin Ahtisaari dhe kushtetutën e vendit.

Eskili thoshte se “Kur e drejta tejkalohet, ajo kthehet në të kundërtën e saj”! Serbët në Kosovë, me ndihmën dhe diktatin e Beogradit e kanë tejkaluar tashmë prej kohësh të drejtën e vet ne diskriminim pozitiv dhe për pasojë po japin mesazhin dhe krijojnë ndjesinë e persekutimit të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Kështu ka ndodhur me pagesën e rrymës elektrike nga shteti për qytetarët e pakicës serbe në veri të vendit. Kështu po ndodh edhe me “lirinë’ e kësaj pakice që të jetojë në parajsën e kontrabandës dhe veprimtarisë mafioze brenda shtetit, duke mos dhënë asnjë kontribut për shtetin e për shoqërinë.

Për të gjitha këto arsye, pas një viti shoh se bashkësia ndërkombëtre ka dështuar në përballimin e situatave të krijuara në Ballkan nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Ajo u tërhoq nga kërkesa për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë dhe u përkul para presioneve të Beogradit për këtë. Ndaj proklamoi nëj plan europian të ngjajshëm me marrëveshjene famshme të 19 prillit 2013. Ndaj dhe në një farë mënyre janë shtuar konfliktet e reja e të vjetra, si ato midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Zgjidhja nuk vjen nga formimi i një lloj asosacioni serb në Kosovë, i cili duket të jetë prelud i ndryshimit të kufijve dhe katastrofës pas kësaj. Zgjidhja vjen e duhet të vijë me presion ndaj atij që i ka shkaktuar dhe i shkakton këto konflikte. Adresa e këtij presioni është vetëm një – Beogradi!

Etiketa: BallkanEnver BytyciUkraine

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Gjukanoviç propozohet për president të Malit të Zi

Gjukanoviç propozohet për president të Malit të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com