GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë përfaqësojnë “Globus Travel” dhe “Cosmos Tours”? Terminale trafiku të dy ish-policëve me dosje

16:35 - 17/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë përfaqësojnë “Globus Travel” dhe “Cosmos Tours”? Terminale trafiku të dy ish-policëve me dosje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që “lufton” çdo ditë për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, nuk e ka fare idenë se çfarë përfaqësojnë terminalet e turizmit, agjensitë turistike.

Mund të ketë një listë të emrave të agjensive turistike, kontakteve dhe adresave të tyre, por asgjë tjetër.

Cilët janë personat që fshihen pas tyre, me çfarë aktiviteti janë marrë apo nëse trafiku jo turistik është synimi kryesor i tyre, ministria nuk e ka haberin.

Vendet e zhvilluara demokratike agjensitë turistike i kanë jo vetëm në fokus, por edhe partnere inteligjente të agjensive ligjzbatuese.

Në Shqipëri gjysma e agjensive turistike kanë aktivitet të dyshimtë. Pas paketave turistike që të çojnë në çdo pikë turistike të botës, por dhe që të sjellin për në Shqipëri, fshihet një aktivitet i errët.

Jo pak herë ka dalë në fokusin publik trafiku i klandestinëve që bëhet nga Rinasi, nëpërmjet këtyre agjensive.

Në “defteret” e agjensive fshihen me dhjetra të dhëna udhëtimesh të nxehta, që nga politikanët me dashnoret e tyre, deri në transportet e “ftohta” të parave apo dokumenteve të falsifikuara.

Linjat ajrore dhe tokësore të agjensive turistike janë hambar informacioni.

Por kush i ka? Kush i përdor këto databaza turistike?Bileta, çmime dhe vërtetime për udhëtime të pafajshme në Dubai, Turqi, Spanjë apo SHBA.

Faturat e agjensive turistike janë përdorur edhe si prova mbrojtëse në procese gjyqësore që lidhen me akuza të rënda penale.GLOBUS TRAVEL“Globus Travel” është një nga agjensitë më të njohura turistike në vend.

Ofron paketa turistike në vendet më të bukura të botës dhe shet bileta për transport detar, ajror, tokësor për në çdo pikë të rruzullit. “Globus Travel” ka si pronare Eleonora Gjonpalaj (Lekgjonaj) dhe administratore motrën e saj Adjola Lekgjonaj.

Eleonora që në 2002 bënte ndërmjetësen e biletave në sheshin përballë ish kafe “Flora” bashkë me motrën e saj, sot kanë ngritur një perandori udhëtimesh.

Por pas tyre qëndronin dy burra të fuqishëm, Astrit Gjonpalaj dhe Blenard Gila. Ky i fundit krijoi edhe agjensinë “Cosmos Tours” që më pas ia ndërroi emrin në “Manu Travel”.

Eleonora dhe Astrit Gjonpalaj u larguan për në SHBA pas ardhjes së qeverisë socialiste (2013) dhe sot drejtojnë nga atje biznesin familjar “Globus Travel”, tashmë si dy shtetas amerikanë.Në vitin jo shumë të largët 2012 një raport “confidential” nga BE rrezikonte Shqipërinë t’i kthehej regjimit të vizave në hapësirën “Shengen”.

Shqipëria që kishte fituar lirinë shengen me bujë të madhe në vitin 2010 për dy vjet rrezikoi ta humbiste atë, pasi Rinasi u bë terminali i trafikut klandestin për në BE.

Trafiku bëhej nëpërmjet pajisjes me pasaporta falce shqiptare, pajisje me bileta të agjensive turistike të klandestinëve, sidomos shtetasve nga Kosova dhe Turqia.

Në shkurt 2012 Italia, izoloi për të disatën herë shtetas “shqiptarë” që kishin ardhur nga Rinasi. Problemi u bë i madh, pasi i gjithë Rinasi ishte korruptuar në formë të organizuar nga maja tek trau.

Qeveria “Sali Berisha” me Flamur Nokën Ministër të Brendshëm, u detyrua të merrte masa për fajtorët e trafikut. Nga hetimet e SHKB të asaj kohe, që referoi materialet në prokurorinë e Tiranës, fajtorë dolën gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Rinasit, plot 17 oficerë policie.Për 15 u morën masa.

5 oficerë u përjashtuan nga policia, ndërsa shefi i Hetimit të Krimeve në aeroportin e Rinasit të asaj kohe, Komisar Astrit Gjonpalaj, shpëtoi me një ulje grade dhe transferim si shef në Komisariatin e Laçit.

Hetimi i brendshëm nxorri në atë kohë se biletat e kosovarëve klandestinë ishin prerë në një agjensi që ndodhej në Rinas, “Globus Travel”.

Sipas deklarimeve, te kjo “pikë” biletarie, brenda në aeroport kishte dy vjet që bëhej ky aktivitet “turistik”.

Në verën e vitit 2013 me ardhjen e qeverisë socialiste në pushtet, “Globus Travel” u zhvendos nga Rinasi për në kafen “Flora”, aty ku është edhe sot, ndërsa Astrit Gjonpalaj u përjashtua nga policia.

Ai dhe Eleonora Gjonpalaj u larguan për në SHBA, përftuan shtetësinë amerikane dhe, nga atje drejtojnë “perandorinë” turistike “Globus Travel”, që tashmë ofron udhëtime legale për në çdo cep të botës turistike.

“Globus Travel” dhe “Cosmos Tours” vazhduan biznesin familjar të pashqetësuar nga shteti, edhe kur të dyja agjensitë u kthyen në zanatin e vjetër.

Shteti duhet të hapë sytë tek agjensitë turistike, që shërbejnë jo vetëm si terminale klandestinësh që vijnë nga Kurdistani apo Pakistani, por që jo në pak raste janë kthyer në “fole” biznesi të rehatshëm për personazhe me të kaluar të dyshimtë./Prapaskena/

Etiketa: agjenci turistikeKryesore1trafik klandestinësh

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
VIDEO/ Izraelitët bombardojnë Universitetin në Gaza

Siria në kaos, Izraeli bombardon dhe kërcënon me shkatërrim Damaskun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com