GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë po ndodh në Bosnje? Gjermania rikthen trupat ushtarake pas një dekade

18:30 - 16/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po ndodh në Bosnje? Gjermania rikthen trupat ushtarake pas një dekade
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania ka vendosur të forcojë praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Me kërkesë të qeverisë federale, Bundestagu e ka miratuar vendimin qysh në korrik, me shumicë të madhe, për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë (të Bundeswehrit) në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Ndërsa sot është vendosur që në Bosnje-Hercegovinë të dërgohen deri në 50 ushtarë, të cilët do të marrin pjesë atje në kuadër të misionit ndërkombëtar Eufor. Kjo do të thotë se trupat gjermane do të rikthehen në Bosnjë-Hercegovinë, pas plotë 10 vitesh, sepse trupat gjermane janë larguar nga ky vend në vitin 2012. Ndërsa në misionin e Kforit në Kosovë ato janë të përfshira që nga vitit 1999.

Rikthimi në Bosnjë-Hercegovinë

Bundestagu ka krijuar kornizën ligjore për riangazhim në misionin e BE Eufor Althea në korrik. Nërsa mediat gjermane tani njoftojnë se së pari do të rikthehet një numër dyshifror i ushtarëve gjermanë në kryeqytetin Sarajevë. Burimet e gazetës Der Spiegel nga Bundeswehri kanë deklaruar se numri i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë do të rritet, në mënyrë që deri në zgjedhjet parlamentare në këtë vend, me datë 2 tetor, të kompletohet misioni prej rreth 50 ushtarësh.

Sipas këtyre burimeve, ushtarët gjermanë do të ndihmojnë stërvitjen dhe përgatitjen e forcave të armatosura të Bosnjë-Hercegovinës. Por do të rivendosin edhe kontaktet me autoritetet civile dhe popullatën atje, my synim mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend.

Frika nga influenca e tepruar ruse

Në mediat gjermane nënvizohet se rikthimi i ushtarëve gjermanë në Bosnjë-Hercegovinë përputhet me kohën e shtimit të frikës nga influenca ruse në këto rajone, në veçanti në Republikën Serpska dhe në Serbi, ku Rusia ka aleatë të fuqishëm. Në disa qarqe ndërkombëtare ekziston frika se Rusia do të mund të bënte përpjekje për zhvendosjen e konflikteve edhe në këtë rajon, gjë që është në kundërshtim të plotë me politikën gjermane dhe evropiane për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket Kosovës, Gjermania vazhdon të ketë atje një kontigjent të saj prej rreth 70 trupash. Por ekziston mundësia ligjore e shtimit të numrit të ushtarëve edhe atje, në rast nevoje./DW

Lajme të lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Para
“Dueli në ‘Air Albania’ është ëndrra e fëmijërisë”, rrëfehet Marku: Këdo që të më sjellin, unë do fitoj!

Marku përgatitet për ndeshjen e 25 gushtit: Vetëm po dola me barelë e humbas këtë sfidë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në...

Lexo më shumë
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26
Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

14:24 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com