Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Kompani ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 në një transfertë që mendohej të ishte më e vështirë për të.
Ekipi bavarez dominoi plotësisht sfidën dhe që pas 25 minutash e kishte vendosur në kasafortë atë, me gola nga Stanisiç, Olize e Gnabri. Atalanta me Gjimshitin në stol dhe me një skemë ndryshe me katër në prapavijë, thuajse nuk mund te reagonte përballë superfuqisë së gjermanëve.
Paladino aktivizoi kapitenin e Kombëtares në pjesën e dytë duke u përpjekur të ndalte “hemorragjinë” në prapavijë, por gjermanët ishin të pandalshëm. Xhekson, përsëri Olize e pastaj Musiala, çuan shifrat në 6-0 për Bajern Mynih, me italianët që shënuan vetëm golin e flamurit me Pashaliç në fundin e duelit.
Kësisoj, Bajern Mynih u bë skuadra e parë që shënonte për herën e dytë më shumë se 5 gola në transfertë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve në Itali, pasi e kishte bërë një gjë të tillë disa vite më parë edhe përballë Romës me një sukses 1-7 në “Olimpico”.
ATALANTA-BAJERN MYNIH 1-6
Pashaliç 90’+3′ / Stanisiç 12′, Olize 22′, 64′, Gnabri 25′, Xhekson 52′, Musiala 67′
GOLI I PASHALIC:VIDEO
GOLI I MUSIALËS: VIDEO
GOLI I DYTË I OLIZE:VIDEO
GOLI I XHEKSON:VIDEO
GOLI I GNABRIT:VIDEO
GOLI I OLISE: VIDEO
GOLI I STANISIÇ: VIDEO
Newcastle- Barcelona 1-1.
Ndeshja filloi me intensitet të lartë dhe dy ekipe që kërkonin të kontrollonin mesfushën, por pa rrezik të madh deri rreth minutës së 27, kur William Osula i Newcastle provoi një gjuajtje me kokë që kaloi pak mbi traversë. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Barcelonën që shpesh kishte posedimin, por Newcastle tregoi organizim dhe rezistencë.
Minuta 74 solli një tjetër rast për Newcastle, kur Joelinton shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Harvey Barnes gjithashtu pati një rast të pastër, duke goditur shtyllën e djathtë nga një pasim i saktë në kufi të zonës.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 86. Jacob Murphy dha një harkim perfekt brenda zonës, ku Harvey Barnes, duke reaguar shpejt, goditi topin drejt drejt rrjetës së katalanasve duke kaluar në avantazh 1-0 Newcastle. Pas golit, gjyqtari shqyrtoi rastin me VAR dhe konfirmoi se goli ishte i rregullt.
Kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes, zhvillohej minuta e katërtë shtesë, Dani Olmo u rrëzua në zonë dhe penallti. Nga pika e bardhë, Lamine Yamal ishte i saktë dhe arriti të ndihmonte skuadrën e tij për të barazuar dhe mos dilte e mundur nga ky takim i parë, duke lënë të hapur sa I përket kualifikimit, ndeshjen e kthimit.
Atletico Madrid-Tottenham
Në Metropolitano, skuadra e Diego Pablo Simeones ra si një ortek mbi skuadrën londineze, teksa e mundi me rezultatin 5-2.
Los Colchoneros ishin të papërmbajtshëm në 22 minutat e para, duke e ndëshkuar 4 herë skuadrën e Igor Tudor. Marcos Llorente zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të dhe pas këtij momenti skuadra madrilene nuk u ndal më. Antoine Griezmann në minutën e 14-të i çoi shifrat në 2-0.
Por pa u shuar mirë entuziazmi për golin e francezit, Julian Alvarez shënoi golin e tretë, duke e hedhur praktikisht në “knockout” Tottenhamin. Por nuk u mbyll me kaq; në minutën e 22-të Le Normand plotësoi pokerin e golave për Atletico Madrid.
Tottenham, në një moment të sfidës, doli nga zona e saj dhe në minutën e 26-të shkurtoi diferencën në 4-1 me golin e Pedro Porros. Në pjesën e dytë, Atletico plotësoi “manitën”, teksa shënoi edhe golin e 5-të me Julian Alvarez, që plotësoi dygolëshin e tij personal.
Në minutën e 77-të, Tottenham shënoi golin e dytë me Solanke për ta çuar rezultatin në 5-2 dhe për ta bërë më pak të hidhur këtë disfatë.
gijotina.com/







Discussion about this post