Bayern Munchen mundi 1-2 Celtic në Skoci në ndeshjen e parë “Playoff” në Champions League.
Bavarezët shënuan dy herë me Olise dhe Kane, por goli i Maedas futi vendasit në lojë.
Celtic shkoi presionin, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.
Milani është mposhtur në Holandë në aktin e parë ndaj Feyenoord me shifrat 1-0. Goli që vendosi këtë takim u realizua nga Paixao që në fillim të sfidës në minutën e tretë.
Benfica ka mposhtur në transfertë Monacon falë një rezultati vendimtar 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi grek Pavlidis. Një ndeshje që shkoi për poshtë për vendasit, pasi u ndëshkuan me karton të kuq që në fillim të pjesës së dytë.
Ndeshjet e kthimit, luhen javën tjetër.
Discussion about this post