GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Champions/ Napoli synon historinë, ja formacionet e mundshme

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA Champions League rikthehet sonte me dy duelet e para të raundeve të dyta të fazës çerekfinale. Në sfidat që pritet të startojnë në orën 21:00, çdo gjë është e hapur për sa i përket çështjes së kualifikimit.

Në Londër, Chelsea është i detyruar të përmbysë një disavantazh prej dy golash përballë Kampionëve në fuqi të Europës, Realit të Madridit.

Djemtë e trajnerit Frank Lampard, vijnë në këtë sfidë pas përformancës së dobët në ndeshjen e fundjavës, në Premier League, ndaj Brighton (të humbur 1-2).

Nga ana tjetër, Real Madrid i Carlo Ancelottit është në një moment forme shumë të mirë, duke parë që vjen në këtë sfidë pas fitores bindëse 2-0 përballë Cadiz.

Për sa i përket lojtarëve që do zbresin në fushë, në mbrëmjen e sotme, të dyja skuadrat pritet të aktivizojnë titullarët absolutë, sidomos Chelsea, që sonte nuk ka më asgjë për të humbur.

Formacionet e mundshme:

CHELSEA: Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Felix

REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr

 

Sida tjetër e mbrëmjes, pse jo më e nxehta, është derbi italian mes Napolit dhe Milanit (sfida e parë mes dy skuadrave ka përfunduar 1-0 për Milanin). Kampanët kërkojnë historinë në duelin që do të luhet në stadiumin “Maradona”.

Për Napolin, në rast kualifikimi, do të ishte gjysmëfinalja e parë e Champions. Për këtë arsye, Spalletti dhe banda e tij, me në krye, të rikthyerin Victor Osimhen, pritet të japin “120%” për të arritur një sukses historik. Megjithatë, Milani ka nga ana e vet historinë dhe “peshën e fanellës”.

Pioli nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin si dhe është i vetëdijshëm se për të mbajtur rrjetën të paprekur në stadiumin e Napolit është shumë e vështirë, sidomos ndaj ekipit që po dominon në Serie A.

Duhet thënë ama, se kuqezinjtë kanë dhe avantazhin e të përballurit me një skuadër të copëtuar në mbrojtje për shkak të pezullimeve.

Napolit i mungojnë, mbrojtësi kryesor, Kim Min Jae, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në takimin e parë si dhe Anguissa, i ndëshkuar me dy të verdha në San Siro gjatë sfidës së vajtjes.

Formacionet e mundshme:

NAPOLI: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

AC MILAN: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

 

/m.b. /gijotina.com

Etiketa: Champions LeagueChelsea-Real MadridFormacionet hipotetikeNapoli-MilanSport

Lajme të lidhura

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26
Kombëtarja nis përgatitjet për UEFA Nations League, trajneri Maran shpall të shtunën listën e të grumbulluarve
Sport

Kombëtarja nis përgatitjet për UEFA Nations League, trajneri Maran shpall të shtunën listën e të grumbulluarve

12:56 - 17/09/26
Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave
Sport

Nëntë sfida të zjarrta luhen sonte në Ligën e Europës, Juventusi dhe emrat e mëdhenj në aksion

12:24 - 17/09/26
Para
Hoxha: Në Vorë, presion mbi 450 familje për t’u marrë votën

Hoxha: Në Vorë, presion mbi 450 familje për t’u marrë votën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com