GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Chelsea zyrtarizoi me senegalezin, e ardhmja e Brojas në pikëpyetje/ Ja reagimi në rrjetet sociale

10:07 - 01/07/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Chelsea zyrtarizoi me senegalezin, e ardhmja e Brojas në pikëpyetje/ Ja reagimi në rrjetet sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesit e Chelsea përforcuan organikën e trajnerit Mauricio Pochetino me sulmuesin Nicolas Jackson.

22-vjeçari mbërriti në Londër pas eksperiencës me Villareal teksa kartoni i senegalezit i kushtoi arkave të “Bluve të Londrës” 37 milionë euro.

Pas Christopher Nkunku, Jackson bëhet i dyti sulmues që mbërrin në radhët e Chelseat duke shtuar kështu konkurrencën në një repart pjesë e të cilit është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares që ishte i pafat sezonin e kaluar pasi dëmtoi ligamentin e gjurit dhe qëndroi jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj, tashmë është në fazën e fundit të rikuperimit dhe gati për sezonin e ri.

Por, pas zyrtarizimit të Jackson, bëri habi jo pak postimi i 21-vjeçarit kuqezi në rrjetet sociale. Broja postoi një foto të tijën në Stamford Bridge, shoqëruar me dy pikëçuditëse. Ky reagim që erdhi menjëherë pas firmës me Jackson bëri që të reagonin tifozët e Chelseat të cilët e përkthyen në mënyra të ndryshme postimin e Brojës.

Shumë mendojnë se Broja do të largohet pasi nuk ka më hapësirë te Chelsea, ndërsa të tjerë mendojnë se postimi lidhej me faktin se ai është gati dhe se e ka lënë pas dëmtimin. Mbetet për t’u parë tashmë nëse pas postimit të Brojës kishte një mesazh, apo ishte thjesht një rastësi që postimi erdhi pas zyrtarizimit të Jackson. Megjithatë, është periudhë merkatoje dhe fansave nuk iu ka shpëtuar ky detaj.

 

Etiketa: brojaChelseasenegalez

Lajme të lidhura

Arritje historike! Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni
Sport

Boksierja shqiptare nuk njeh rivalë, mposht brazilianen dhe fiton medaljen e artë

08:08 - 02/03/26
Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia
Breaking Views

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios
Breaking Views

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26
Para
“Prurje me shumicë”, ja ç’paralajmëron Orges Shehi për Tiranën

“Prurje me shumicë”, ja ç’paralajmëron Orges Shehi për Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku
Aktualitet

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

08:59 - 02/03/26

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke...

Lexo më shumë
Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihen nga flakët dy mjete në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

08:24 - 02/03/26
OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

Nuk ndalet shpopullimi! Shqipërisë po i ikin të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

08:12 - 02/03/26
Arritje historike! Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

Boksierja shqiptare nuk njeh rivalë, mposht brazilianen dhe fiton medaljen e artë

08:08 - 02/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:54 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com