GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20:12 - 20/11/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri në rreth 135 miliardë euro, duke iu referuar parashikimeve paraprake nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara. Kohët e fundit dukej sikur ishte gjetur zgjidhja: përdorimi i gjerë i aseteve ruse të mbajtura në BE. Por Belgjika deri më tani e ka hedhur poshtë këtë plan.

Ofruesi i shërbimeve financiare Euroclear, që menaxhon fondet ruse e ka selinë aty dhe Belgjika ka frikë se do të përballet e vetme me zemërimin e Rusisë dhe kërkon garanci të gjera nga pjesa tjetër e BE-së ndaj të gjitha humbjeve të mundshme.

Në kryeqytetet e BE ka mbërritur këto ditë edhe një letër nga presidentja e KE,  Ursula von der Leyen.  Ajo paraqet tre mundësi ndihme për Ukrainën: Shtetet anëtare e financojnë ndihmën për Ukrainën nga buxhetet e tyre, që do të thotë, nëse i marrin vetë si kredi paratë, do të përballen me kosto interesi. E dyta: Komisioni i BE-së i merr kreditë dhe shtetet anëtare të BE-së do të ofrojnë garanci. E zgjidhja tjetër: Asetet ruse përdoren për t’i dhënë Ukrainës kredi.

Që kjo të ndodhë, shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme dhe të pakushtëzuara. Për më tepër, këto garanci duhet të mbulojnë edhe rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe të investimeve, si dhe rreziqet pas heqjes së ngrirjes së aseteve. Belgjika ka pasur një marrëveshje të tillë investimi me Rusinë që nga viti 1989. Belgjika ende nuk heq dorë po nga kundërshtimi i saj. BE ka një konflikt në nivelin më të lartë politik, i cili duhet të zgjidhet më së voni në samitin e BE-së në dhjetor.

Skandali i korrupsionit në Ukrainë

Situata bëhet më e vështirë për Ukrainën pas skandalit të korrupsionit që e tronditi së fundmi vendin. Raportimet për valixhe plot me para në dorë, një vilë në Zvicër dhe dy ministra të shkarkuar mund të zvogëlojnë gatishmërinë e disa vendeve për të dhuruar ndihma. Por Monika Hohlmeier (CSU), nënkryetare e Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, sheh diçka pozitive në skandalin e korrupsionit.

Ajo e konsideron përparim që ky mashtrim u zbulua dhe që BE është bërë më e rreptë në lidhje me ndarjen e fondeve. Presidentit Zelensky nuk i lejohet më të bëjë pagesa të caktuara. Edhe Agjencia antikorrupsion e BE-së, OLAF, po kryen gjithashtu hetime në Ukrainë, që të le të kuptosh, se mund të ketë pasur korrupsion me fondet e BE-së.

Gjykata Evropiane e Revizionit, e ngarkuar me monitorimin e fondeve të BE-së, ka publikuar raportin e saj të fundit special mbi Ukrainën për vitin 2021. Raporti flet për “korrupsion të përhapur gjerësisht”. Daniel Freund, një eurodeputet i Gjelbër, e sheh si problematike përpjekjen e verës së kaluar për të dobësuar agjencinë antikorrupsion të Ukrainës.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së mbeten të përkushtuara për të mbështetur Ukrainën.  Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul, i cili do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, deklaroi pas skandalit të korrupsionit se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, “por duhet të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit”./DW

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Para
Jehonë ndërkombëtare, Reuters dhe Ekathimerini me artikuj për shkarkimin e Ballukut nga gjykata

Jehonë ndërkombëtare, Reuters dhe Ekathimerini me artikuj për shkarkimin e Ballukut nga gjykata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com