GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Cilësia arsimore/ Universiteti i Tiranës renditet në fund të listës, mungojnë akreditimet

07:55 - 04/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa e studentëve për uljen e tarifave, përgjigjet rekorti i UT: Nuk do të ketë ulje tarifash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maturantët po bëhen gati të aplikojnë për degët universitare, por cilësia arsimore që u ofrohet është mjaft e ulët. Universiteti i Tiranës ka performancën më negative sa i përket cilësisë akademike, në raport me universitetet e rajonit dhe Evropës.

Në një renditje midis universiteteve të Azisë Qendrore dhe Europës Lindore, Univeristeti i Tiranës renditet në vendin e 301 nga 350 universitete. Në fund të listës është edhe në raport me vendet e rajonit, ku kryesojnë universitetet e Serbisë.  

Mungesa e akreditimeve shihet si një nga shkaqet e këtyre rezultateve. Migen Qiraxhi shprehet: “Dështuam të implementonim sistemin e Bolonjës. Studentët tanë që shkojnë në Europë, rishkollohen. Është dije e marrë nul”.

Mungesa e kërkimit shkencor po ashtu është një nga kriteret kryesore që Universiteti i Tiranës nuk përmbush dot. Pedagogia Valbona Nathanaili deklaron: “Fondet për kërkim shkencor kanë qenë zero. Pedagogët ofrojnë ekspertizën e tyre për palë të treta, jo për Universitetin e Tiranës. Është kriter kryesor për ta rankuar më lart”.

Në pikëpyetje është edhe cilësia e universiteteve të rretheve. Studentëve nuk po u ofrohet shërbimi për të cilin paguajnë çdo vit tarifat.

“Duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me universitetet e tjera të vendit, kur kemi këto rezultate kaq të dobëta. E kemi vetëm 1% aksesin e studentëve të varfër në universitet, vendet e rajonit punojnë më shumë për këtë kategori”, tha Qiraxhi.

Universiteti i Tiranës klasifikohet te institucionet më të dobëta arsimore në Europë e madje në botë nga organizata Scimago, e cila klasifikon në bazë të disa kritereve të standardizuara. Për vitin 2021, Universiteti i Tiranës klasifikohet në vendin e 851, një zbritje me 155 vende krahasuar me vitin 2015./A2NEWS

Etiketa: akreditimearsimicilesiaTiraneUniversitete

Lajme të lidhura

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Para
Vritet shqiptari në Gjermani, qëllohet me breshëri armësh brenda ‘Porsche Cayenne’

Vritet shqiptari në Gjermani, qëllohet me breshëri armësh brenda ‘Porsche Cayenne’

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com