GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Cilësia e keqe e jetës në Tiranë: Nga kostot tek volumi i ndërtimeve dhe ndotja e ajrit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtrenjtohen qiratë e banesave, Astiri dhe Fresku zonat më të lira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ka renditur Tiranën si kryeqytetin me cilësinë më të keqe për të jetuar në Evropë dhe ndër të fundit në botë.

Një ndër faktorët që ka ndikuar në këtë radhitje është edhe indeksi i ndotjes. Në bazë të tij, kryeqyteti shqiptar – nga 255 qytete të marra në studim – listohet në vendin e 243-të.

Ambientalisti Ahmet Mehmeti, në një prononcim për Albanian Post, tha se shkaqet kryesore të ndotjes së kryeqytetit janë “trafiku i dendur, përdorimi i lëndëve fosile, si nafta, dhe nënproduktet e saj, si dhe ndërtimet që nuk zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit”.

Sa u përket ndërtimeve, AP ka kontaktuar me arkitekten dhe urbanisten, Doriana Musaj, e cila u ndal te respektimi i hapësirave të gjelbra gjatë ndërtimeve.

“Në procesin e miratimit të planeve të detajuara vendore, deri te leja e zhvillimit dhe më pas ndërtimit, vihet re se hapësirat e gjelbra, reduktohen si në sipërfaqe, edhe në karakter”.

Problemi, thekson Musaj, qëndron se Bashkia Tiranë nuk ka “kushte të përcaktuara qartë” për hapësirat e gjelbra, prandaj kjo hapësirë shpesh “del si tepricë e asaj që mbetet nga volumi që ndërtohet”.

Kryesisht në ndërtimet e reja, nënvizon arkitektja, gjelbërimin “e shohim në formën e trotuareve përreth objektit, hyrjes për në katin nëntokë, apo ndonjë cep i pashfrytëzueshëm për gjelbërim që përfundon i zënë me karrige më pas nga kafenetë”.

Por, edhe vetë godinat shumëkatëshe të kryeqytetit kontribuojnë në ndotjen e këtij të fundit.

Ndërtimet e reja, të kryera “pa kriter urbanistik dhe pa marrë parasysh distancat e nevojshme”, kanë ndikuar negativisht në kualitetin e ajrit, rrjedhimisht edhe cilësinë e jetesës.

“Ndërtimet e reja, sidomos ato të larta, në qendër, kanë prishur rrymat e ajrit të qytetit, trëndafilin e erërave, duke bërë që qyteti të mos ajroset dot dhe të mbajë ajrin e ndotur në brendësi të strukturës urbane”.

Ashtu siç ndotja shkaktohet, edhe mund të parandalohet, mirëpo, sipas Mehmetit “nuk merren masat e duhura për këtë”.

Më tej, ambientalisti thotë se ndotja e ajrit – problematikë që kryesisht ankohen të moshuarit dhe personat që kanë probleme me mushkëritë, mund të evidentohet duke “monitoruar shkarkimet e substancave ndotëse nga impiantet industriale”.

Kjo përgjegjësi, sqaron ai, duhet të bjerë mbi “vetë subjektet që i zotërojnë, si dhe mbi inspektoratet përkatëse të shtetit”.

Nga ana tjetër, urbanistja elaboron se ka politika të caktuara, sipas të cilave mund të frenohet ndotja e qyteteve, duke përfshirë edhe atë të ajrit.

Ndërtimet e shumta në kryeqytet, thotë Musaj, dhe pasojat e asaj çka quhet “Plani TR030”, “kanë sjellë pasoja të rënda në organizimin e qytetit”.

Prandaj, ajo bën thirrje që të shikohen politikat e zhvillimit, në mënyrë që kryeqytetit t’i rikthehet cilësia e mëparshme e jetës.

“Në këtë fazë që është qyteti, do të duhej menjëherë të ndalohej dhe rishikoheshin politikat e zhvillimit dhe ndërtimit të qytetit, duke filluar nga qendra, e cila duhet çliruar nga unaza e vogël,  ku ajri i ndotur mblidhet vorbull, apo te shtimi i kullave që po prishin rrymat e ajrit të trëndafilit të erërave e deri te politikat e vlerësimit të pasurive që ndikon direkt në dendësimin e qytetit në strukturën e tij ekzistuese”.

Siç e ceku në fillim ambientalisti, një faktor që mund të fajësohet për ndotjen e kryeqytetit është edhe përdorimi i tepërt i mjeteve motorike, gjë që është përmendur edhe nga Musaj.

Mehmeti cilëson se për të ulur ndotjen, si atë të ajrit dhe atë akustike, që vjen nga përdorimi i tyre, duhen marrë njëfarë masash.

Sipas tij, “nuk funksionon zbatimi për kontrollin e shkarkimeve të tymrave nga automjetet, industria, si dhe për teknologjinë e karburantit”.

Prandaj, për zgjidhjen e këtij problemi, ambientalisti dhe urbanistja japin opinionet e tyre.

Për Musajn, tymrat e shkaktuara nga mjetet e transportit, mund të reduktohen nëse do të ekzistonte “një skemë e lëvizjes së mjeteve motorike dhe transporti alternativ si trami, metroja apo autobusët elektrikë”.

Ndërsa, Mehmeti thotë se duhen “promovuar format ekologjike të lëvizjeve, pastruar rrugët nga pluhuri i ndërtimit, nxitur përdorimi i automjeteve elektrike dhe hibride, apo dhe shtimi i korsive të biçikletave”.

Megjithatë, si Mehmeti, edhe Musaj, janë të mendimit se diçka duhet bërë për cilësinë e ajrit në Tiranë, duke qenë se në vlerësimin e Numbeo-s për vitin 2022, kryeqyteti i Shqipërisë është listuar në vendin e 229-të, në përkeqësim nga viti i mëparshëm, kur u rendit në vendin 222.

Përveç ndotjes, faktor tjetër që sistemi merr për bazë në vlerësim janë çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat për frymë, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik dhe sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor./Tema/

Etiketa: kryesore2Ndotja e ajritTiranevolumi i ndërtimeve

Lajme të lidhura

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26
Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Para
Ukraina kap snajperisten serbe, shërbeu si “motër nderi”

Ukraina kap snajperisten serbe, shërbeu si “motër nderi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26

Janë identifikuar dy autorët të cilët dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa pasditen e kësaj të premteje në aksin...

Lexo më shumë
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26
“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

“Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë!”/ Pankartat pikante në ditën e 48-të të protestës

20:17 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com