GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Cili është qyteti shqiptar që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja?

20:16 - 08/05/25
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Cili është qyteti shqiptar që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Berati është qyteti shqiptar që nuk po tërheq vetëm vëmendjen e turistëve – 1 milion e vizituan sezonin e kaluar – por ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u prezantuar si një nga destinacionet më tërheqëse në Shqipëri, i vendosur tashmë në hartën globale të turizmit. Berati në sytë e mediave prestigjioze ndërkombëtare Time Magazine e ka përshkruar Beratin si një qytet që ofron një përzierje të trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes. Artikulli thekson rëndësinë historike të qytetit, pasurinë e tij arkitektonike me kisha bizantine, xhami dhe kalanë shekullore.

Le Monde ka raportuar për transformimin e Shqipërisë përmes turizmit masiv, duke përmendur Beratin si një nga qytetet që përfiton nga ky zhvillim. Thekson rritjen e numrit të vizitorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në qytet.

The Sun e ka përfshirë Shqipërinë në listën e destinacioneve të reja për pushime, duke përmendur Beratin si një qytet me çmime të përballueshme dhe atraksione kulturore të pasura. The Sun thekson se qyteti është vetëm tre orë larg nga Mbretëria e Bashkuar dhe ofron një alternativë ekonomike ndaj destinacioneve tradicionale.

Conde Nast Traveller paralelizon shtëpitë e bardha, karakteristike të Beratit me ato blu të Puglias dhe sigurisht sugjeron lexuesit e saj të vizitojnë qytetin 2400-vjeçar, si një destinacion ‘must’.

Lonely Planet: “Pavarësisht se tani është një qendër e madhe për turizmin në Shqipëri, Berati ka arritur të mbajë sharmin e vet dhe atmosferën miqësore”.

Slow Travell: E këshillon çdo udhëtar të botës të kalojë të paktën tri net në Berat, rendit gjithçka që mund të bëjë në këtë qytet, pa harruar rikthimin në të.

El Pais: E ka cilësuar Beratin si një xhevahir të Ballkanit që duhet zbuluar.

Revista prestigjioze franceze e verës, “La Revue du Vin de France” ka vlerësuar verërat me etiketë shqiptare. Mes 7 më të mirave, 3 janë kantinat e Beratit; Çobo Wine, Kantina Alpeta dhe Kantina Pupa. Berati është qyteti i kantinave dhe një herë në vit mbledh kantinat shqiptare e më gjerë në Festivalin e verës “Wine & Stories of Berat”.

Berati si simbol i turizmit shqiptar E dini çfarë është më e bukura? Berati shpesh është zgjedhur si imazhi përfaqësues në artikujt dhe promovimet për Shqipërinë. Fotot e qytetit me shtëpitë e bardha dhe dritaret karakteristike përdoren në kopertinat e shumë artikujve ndërkombëtarë, duke e bërë atë një simbol të turizmit shqiptar. Edhe kur një shkrim flet për 10 qytete shqiptare, kopertina i takon Beratit. Më poshtë janë disa foto sa për ilustrim.

         

Etiketa: Berat

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë po kërkojnë 29-vjeçarin në Klos, masivi i dheut ka rrëshqitur rreth 6 km

Mbi 700 vullnetarë dhe efektivë po kërkojnë 29-vjeçarin në Klos, masivi i dheut ka rrëshqitur rreth 6 km

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com