GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Cili ministër ka më shumë “like” dhe “share”? Zbardhet puna që bën “Aktiv1st-i”

17:17 - 24/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Cili ministër ka më shumë “like” dhe “share”? Zbardhet puna që bën “Aktiv1st-i”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Aktiv1st-i” i qeverisë Rama bën monitorimin e rezultateve të propagandës së qeverisë në rrjetet sociale. Aplikacioni i hapur pak kohë më parë nga qeveria, i quajtur “Akt1vist”, mund ta shkarkohet në celular dhe prezantohet si një platformë inovative për gjithë ata që duan që zëri i tyre të dëgjohet në shoqëri. Por, puna e bërë deri më tani nga ky aplikacion tregon qëllimin e vërtetë të tij. Në fakt është më tepër një formë monitorimi për punonjësit e Administratës. Tashmë të gjithë e dimë se çdo punonjës i Administratës duhet të shpërndajë postimet e kabinetit Rama, të shkojë nëpër mbledhjet e tyre politike dhe t’iu rrisë shikueshmërinë në rrjetet sociale për “punët” e bëra.

 

Kështu, “Aktiv1st” kontrollon, nëse Administratat e ka kryer si duhet apo ajo detyrat e saj funksionale.

Kjo duket qartë tek raporti i punës së publikuar nga ky aplikacion. Në raportin e quajtur “Veprimtaria në rrjetet sociale”, që Gijotina.com e disponon, tregohet se si ka ecur ky aktivitet i qeverisë nga data 8 janar deri më 15 janar.

 

“Aktiv1st” publikon çdo detaj për çdo “account” të ministrave. Për shembull në tabelën më poshtë tregohet se sa komente, “share”, “like” dhe sa i janë rritur folloëers-at gjatë një jave të gjithë ministrave. Madje, aty tregohet me detaje se cili nga postimet e të gjithë kabinetit është më i klikuar në një javë.

Të njëjtën punë “Aktiv1st-i” ka bërë edhe me aplikacionet Tëitter dhe Instagram. Epo punë të lodhshme paska! Kështu, Administrata e ka të qartë që nuk duhet t’iu shpëtojë asnjë postim pa i bërë “like”, “share” dhe koment. Ndryshe nëse bie reach-i i llogarive të ministrave, bie dhe vlerësimi i eprorëve për ta.

 

“Kjo platformë e Partisë Socialiste të Shqipërisë, i jep mundësinë çdo personi që ka ide dhe dëshirë. Të jetë pjesëmarrës në gara lokale ose kombëtare, të çojë përpara nismat e tij. Si dhe të jetë një faktor aktiv në komunitetin ku jeton. Aktiv1st është një platformë inovatore, e thjeshtë për tu përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, duan të jenë nismëtarë ose mbështetës të kauzave në komunitetet e tyre. Platforma është një hapësirë e përbashkët inovative që vlerëson angazhimin dhe iniciativën. Si dhe i jep zërin e duhur atyre që duan të kontribuojnë më shumë për të mirën e përbashkët. Në nivel lokal dhe kombëtar. Në zemër të aktivizmit politik, në vetëm 3 hapa”, kështu e ka preznatuar PS këtë aplikacion.

Dhe pasi pamë punën që ka bërë realisht kjo platformë deri më tani. Lind pyetja: Çfarë të mire sjellin tek qytetarët niveli like-ve apo komenteve që kanë ministrat në account-et e tyre?

Dhe çudia vazhdon akoma. Pasi vërehet se përmes këtij aplikacioni të gjithë përdoruesit do të marrin njoftime për mitingje, mbledhje apo postime që bëjnë krerët e partisë dhe më pas ata duhet të vihen në lëvizje për të komentuar, pëlqyer apo shpërndarë postimet në fjalë ose në të kundërt për të shkuar dhe për tu paraqitur nëpër takime elektorale.

Jo vetëm kaq,  por në bazë të aktivitetit që përdoruesit shfaqin në këtë aplikacion, do të ketë edhe një sistem pikëzimi, që do të nxjerrë “patronazhistin” që ka bërë si duhet punën.

 

Me sa duket në vijim do të shohim lëvizje të shpeshta në Administratën e PS-së për rrjetet sociale. Ndërkohë, të dhënat e këtij raporti, në mënyrë të hapur, iu bëjnë thirrje punonjësve që ta shkarkojnë atë sa më parë dhe të jenë sa më shumë aktivë në rrjetet sociale. Në të kundërt, mund të mbeten të papunë!

 

 

Etiketa: administratadokumentEdi RamaFacebookimstagramlikepatronazhistsharevend punem

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Juve rrezikon garat europiane

Juve rrezikon garat europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com