GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Cllevio flet mbi konfliktin me Noizyn: Nuk e preva unë në besë

11:34 - 30/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Cllevio flet mbi konfliktin me Noizyn: Nuk e preva unë në besë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armiqësia e reperit Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio dhe Noizyt prej kohësh është në qendër të vëmendjes,  e sidomos pas konfliktit të fundit që përfundoi në polici.

‘Lufta’ mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur fillimisht si rivalitet i këngëtarësh të muzikës rrep dhe dy të rinjve prej kohësh kanë vijuar konflikt të ashpër në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrin.

Vetëm pak kohë më parë këngëtari Noizy ka bërë një kallëzim në polici kundrejt Ahmetit ku sipas denoncimit, ai e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

I gjendur në masën ‘arrest shtëpie’ Clevio ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar dhe arsyet e zanafillës së këtij konflikti dhe arsyen e rinisjes së debatit pas premtimit që kishin bërë për ta mbyllur konfliktin pa ofendime veçanërisht në rrjetin social Tik Tok!Ai tha se Noizy kishte bërë denoncim me babain e tij ndaj Cllevios, pasi akuzonin këtë të fundit se i bezdiste dhe i përndiqte.Ai tha se me të vërtetë është shfaqur ndonjëherë në vende ku ata kanë qenë prezent por kjo ka qenë vetëm rastësi.

Më tej reperi Kleviol Ahmetaj tha se pasi ata e kishin mbyllur njëherë konfliktin e tyre, me premtimin që nuk do ofendoheshit më, premtim nuk u mbajt pasi sipas tij Noizy ka përdorur një shprehje: ‘Ti skuqa faqet me shapka’, pasi në sherrin e fundit ai ishte i veshur me shapka.Cllevio tha se këtë fjali e mori personale dhe sulm nga ana e tij.

“Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor ‘përndjekje’. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është.

Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht, dhe kur më ka prekur fizikisht ka qenë veshur me shapka.Dy ditë më vonë pasi pimë kafe ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr”, u shpreh Ahmetaj.

Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: ‘Ti skuqa faqet me shapka’, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxori këngë dhe thotë ‘të rraha me shapka’. Nuk jam unë ai që kam prerë besën’, tha Ahmetaj.

Etiketa: CllevioKryesore1Noizy

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Heqja e vizave rrezikon spitalet e Kosovës, ja arsyeja

Heqja e vizave rrezikon spitalet e Kosovës, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com