GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS

14:09 - 01/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, nuk arrin të frenojë dorën kur vjen fala të shpenzimet abuzive. Ndërsa hakerat vazhdojnë të qëndrojnë në sistemet e institucioneve të rëndësishme në vend, AKSHI e ka harruar këtë fakt. Dhe vazhdon të merret me projekte të parëndësishme, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Me dhjetëra tenderë ka zhvilluar ky institucion në muajt e fundit, shumë shpenzime por asnjë investim konkret. Tenderi më i fundit ka të bëjë me blerjen e SMS-ve për nevojat e këtij institucioni.

Sipas dokumenteve prokurimi me objekt “Blerje e ofrimit të shërbimit të SMS-ve”, për AKSHI rreth 8 miliardë lekë. Ku bëhet me dije se një SMS do të kushtojë 9.62 lekë pa TVSH. Ndërsa me TVSH shpenzimet për një SMS do të shkojnë aq sa kanë në tregun me pakicë kompanitë telefonike, pra rreth 16 lekë për 1 SMS.

Përveç se ky është një tender absurd në këtë situatë që ndodhet AKSHI. Por Mirilda nuk ka mundur as të blejë më mirë, duke qenë se po lidh një kontratë me shumicë.

Këto sms do të vlejnë për 2 vjet, kështu në fund të 2024 do i duhen miliarda të tjera AKSHI-t. I cili këto muaj nuk ka qenë plotësisht funksional. Pasi shpesh herë e-Albania ka pasur probleme dhe ndërprerje të aksesit për qytetarët.

Miliarda për SMS që u hakeruan

Në kohën kur e-Albania dhe sisteme të tjera u sulmuan nga hakerat iranian,  një lum me SMS  paralajmëruese shkonin në celularët e qytetarëve. Më pas hakerat filluan t’i dërgonin materialet e hakeruar në grupin në telegram. Asaj kohe ekspertët hodhën si hipotezë që hakerat mund të jenë futur në sistemet e tjerave nëpërmjet SMS që shiten dhe blihen nga kompanitë telefonike në vend.

Sipas ekspertëve  sulmi kibernetik ndaj portalit e-Albania, u ka dhënë mundësinë hackers të kenë kontrollin e SMS Server apo funksioneve të SMS Server që e-albania përdor për të njoftuar qytetarët për shërbimet e kërkuara.

Kjo do të ishte akoma me e besueshme në qoftë se marrësit e SMS janë abonentë te operatorëve te ndryshëm dhe pjesë te tarif -planeve te ndryshme. Do të ishte akoma më e lehtë për të gjeneruar SMS nëse hackers kanë gjetur një template te gatshme në sistemet e e-Albania. Hetimi edhe identifikimi i personave përgjegjës është shumë i vështirë dhe do të varet nga hetimi i përgjithshëm për sulmin ndaj portalit.

Por, deri më tani asgjë nuk është zbardhur dhe asnjë zgjedhje nuk është gjendur. Ndërsa hakerat vazhdojnë të publikojnë të dhëna të rëndësishme.

Lexo edhe:Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: AKSHIblerjeE-ALABANIAHakeraMirilda KarcanajrreziksistemSMStender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Meta: Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt!

Meta: Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com