GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Çmenduri në Mat, Malaj jep 274 mln lekë për një rrugicë varrezash, tenderi pa garë

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmenduri në Mat, Malaj jep 274 mln lekë për një rrugicë varrezash, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Mat që rrallëherë i dëgjohet emri për investime në të mirë të qytetarëve, këtë herë ka bërë namin me tenderin e fundit. Në të dhënat e publikuara çdo ditë nga Gijotina.com kemi vënë re se të gjitha bashkitë në këto muaj po zhvillojnë plane të shumta në infrastrukturë. Dhe për këtë ka dy arsye. E para, këto lloj shpenzimesh bien në sy në prag zgjedhjesh. Së dyti, përmes tenderëve është mënyra më e lehtë që drejtuesit tanë abuzojnë.

I tillë është dhe rasti kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, me tenderin “Ndërtim i rrugës varrezat e qytetit – fshati Batër e Vogël”.  Për këtë prokurim Malaj ka zgjidhur qesen dhe ka vendosur të shpenzojë  274 milionë lekë. Theksojmë këtu se kaq para do të hidhen vetëm për fazën e parë të kësaj rrugice. Nuk e dimë akoma se pse Malaj e kryen me dy faza ndërtimin e kësaj rrugice, e cila mund të mbarohet në pak kohë dhe me më pak shpenzime.

Por, nuk mbaron me kaq! Përveç vlerës monetare të ekzagjeruar që do të hidhet në këtë rrugicë, tenderi është zhvilluar në shkelje të ligjit. Open Data Albania e ka renditur atë në listën e prokurimeve me “Rad Flag”, për shkak të riskut për korrupsion dhe cenim konkurrence që ka kjo kontratë. Në dokumente tregohet qartë që për këtë projekt janë paraqitur dy oferta.

Konkretisht, ofertat janë nga firmat  K A C D E D J A” Sh.p.k. dhe  “S I R E T A 2F” Sh.p.k..  Kompania e dytë është eliminuar që në fazën e parë me argumentin se nuk ka paraqitur formularët e plotë të deklarimit. Kompania që u skualifikua e kishte ofertën 10 milionë lekë më të lirë se fituesi. Por, Malajt nuk i ka interesuar.

Kështu, pa iu dridhur qerpiku fare për përgjegjësitë mbi administrimin e buxhetit, Malaj ia dhënë  tenderin të vetmes ofertë që mbeti në proces.

Me saktë, firma ‘K A C D E D J A” Sh.p.k. e mori këtë projekt pa garë. Në këtë rast është shkelur pika për konkurrencën e lirë dhe ajo për fondin limit. Sigurisht në këto raste duhej të kishte reagime nga institucionet përkatëse, pasi bëhet fjalë për miliona lekë që merren nga xhepat e taksapaguesve.

Ndërkohë, fituesi i këtij tenderi është denoncuar disa herë në media mbi përvetësimet përmes prokurimeve. Rastet më të shumta të aferave ai i regjistron në bashkinë Kamëz. Sidomos në kohën kur në krye ishte Xhelal Mziu. Por, edhe Rakip Suli vazhdon skemën e aferave me  Skënder Kacdedjan.

Gjithashtu, kjo kompani është edhe një nga të preferuar e Lali Erit ndër vite. Madje muajt e parë të 2023-shit i ka nisur me prokurimet e Bashkisë Tiranë. Ndërkohë në tabelën më poshtë shihet se vetëm nga këto tre bashki, Kacdedja ka përfituar 5.2 miliardë lekë tenderë. Dallon qartë që shumë preh tyre mbarin “Flamurin  e Kuq” dhe milionat janë derdhur pa respektuar rregullat e prokurimit.

Lexo edhe: Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimaferaAgron MalajBashia MatMilionatopen data albaniaRakip Sulired flagtender

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Aktualitet

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Para
Inter mund çekët e Viktoria Plzen, Asllani debuton në Ligën e Kampioneve

Serie A/ Interi pranë firmës me “Presidentin”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese
Aktualitet

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është...

Lexo më shumë
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

15:56 - 24/10/26
Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26
Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

15:37 - 24/10/26
Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com