GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmenduria e AKSHI-it, tenderi 3 mld lekë për biletat e Gonxhes

12:00 - 06/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t dhe Blendi Gonxhe i DPSHTRR-së janë bërë bashkë për mega aferën e biletave online

Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t dhe Blendi Gonxhe i DPSHTRR-së janë bërë bashkë për mega aferën e biletave online

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t dhe Blendi Gonxhe i DPSHTRR-së janë bërë bashkë për mega aferën e biletave online të transportit të udhëtarëve. Pas 2 vitesh propagandë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  u kthye sërish tek plani për biletat online për transportin interurban. Por, për veprimin e një sistemi online i duhet ndihma e ASKHI-t. Që është gjithmonë gati të hidhet në aksion kur bëhet fjalë për miliarda.

Kështu, pak ditë më parë AKSHI ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin me objekt “Ndërveprimi me platformën e-Transport për prerjen e biletave dhe komunikimi me qendrën SOS”. Organizatori i tenderit njofton se ky investim do të zhvillohet me fondet e DPSHTRR-së. Por, sigurisht si institucion që ka hapur ketë tender, edhe Mirlinda do të xhirojë ndonjë lek tek klientët e favorizuar. Nuk ka emër tjetër veçse vjedhje e veshur me inovacion.

Sa për krahasim, Platforma ndërkombëtare Amadeus Selling Platform, që përdorin agjencitë e udhëtimit (për bileta avionësh, tragetesh, rezervime hotelesh, etj) në Shqipëri, kushton disa qindra dollarë.

Kurse kjo platforma e Mirlindës kërkon 3 miliardë për t’u ndërtuar.

Do të ishte shumë më e thjeshtë t’u drejtoheshin kompanive ndërkombëtare dhe t’i blejnë këto platforma, apo thjesht të regjistrohen në to. Sesa të hidhet lumë parash, sikur të ishim një shtet si India dhe të kishim miliona agjenci transporti.

Konkretisht për këtë tender do të shpenzohen 3 miliardë lekë, nga të cilat 21 milionë lekë do të shpenzohen për mirëmbajtje, shërbim që kryhet përmes AKSHI-t.

 

Pra, duket qartë që tenderi po hartohet me qëllimin e gllabërimit të fondeve të mëdha nga paratë e qytetarëve.

Kështu, në dokument nuk garantohet për sa kohe do të jetë funksional projekti. Ndërkohë, vetëm bëhet me dije se AKSHI-t do t’i duhet 12 muaj kohë që të vendos sistemin dhe 24 muaj të tjerë mirëmbajtje dhe sistemim. Pra deri në 2026 të mos presim gjë nga ky plan i dyshes Gonxhe-Karçanaj.

Ndërkohë, më poshtë thuhet se “platforma  e-Transport për prerjen e biletave ka për qëllim ndërtimin e një qendre SOS për DPSHTRR. E ila do t’i vijë në ndihmë të gjitha mjeteve të udhëtimit. Si dhe pajisja e mjeteve me materialin e transaksionit elektronik të biletimit (POS e-Transport). Të cilat do të realizojnë ciklin e plotë të prerjes së biletave dhe fiskalizimin e tyre për transportin ndërqytetës”

Por, të dyja këto sisteme, që sjellin mjaft fitime, do të jenë nën mbikëqyrjen dhe përdorimin e AKSHI-t.

“Qëllimi i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Ndihmës Ekonomike, të hostuar në mjediset e AKSHI-t.

Çorba po gatuhet në brendësi të AKSHI-t, ku institucionit më të shquar në abuzimin me tenderët. Kjo është një tjetër aferë e Mirlinda Karçanajt, që ka si mbulim sistemimin e transportin interurban.

“E-TRANSPORT – E ARDHMJA DIGJITALE E TRANSPORTIT RRUGOR NDËRQYTETËS TË UDHËTARËVE”, e cilëson Gonxhe këtë projekt. Por, sikur kemi parë deri më tani, sistemet dixhitale të monitoruara nga AKSHI nuk janë aspak të sigurta. Aty shkojnë miliarda lekë transaksione nga Thesari i Shtetit, që përfundojnë në investime që nuk funksionojnë!

Esmeralda Hida

Lexo edhe: AKSHI në çmenduri, 13 denoncime në 1 ditë për 11.3 mld lekë tendera të Mirlinda Karçanajt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAKSHIbiletat onlineDPSHTRRtender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Luizi flet me kënaqësi për ish-banoren e BBV

Luizi flet me kënaqësi për ish-banoren e BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com