GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çmenduria e Lali Erit me fondet: 1.5 MLD lekë për llamba dhe shtylla dekorative

12:16 - 22/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmenduria e Lali Erit me fondet: 1.5 MLD lekë për llamba dhe shtylla dekorative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeqyteti ynë që zhytet në errësirë, sa kapërcen bulevardin, por paradoksalisht harxhon shuma të frikshme për llamba. Çdo vit kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, shpenzon miliarda lekë për të blerë ndriçues rruge në forma e lloje të ndryshme. Dhe, sërish rrugicat në lagjet e Tiranës janë nën errësirë.

Këtë herë, Lali Eri ka menduar që të shpenzojë 1.5 miliardë lekë për të blerë llamba rruge, shtylla dekorative dhe për mirëmbajtjen e tyre. Për këtë kryebashkiaku ka hapur garën në dy tenderë paralelisht.

Njëri ka si objekt “Materiale për rrjetin e ndriçimit” dhe gara është hapur ditën e sotme, ndërsa pritet të zhvillohet deri më datë 23 tetor.

 

Në dokumentet e tenderit shohim se do të blihen llamba të formave dhe llojeve të ndryshme led. Gjithashtu do të blihen shtylla dekorative, kabuj elektrike dhe disa aksesorë të tjerë që ndihmojnë në vendosjen e ndiçmit në rrugë. Vetëm për këto vartësit e Lali Erit kanë planifikuar të shpenzojnë 790 milionë lekë.

Po në të njëjtën orë, ditën e sotme është  hapur edhe gara për tenderin me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit publik”, për këtë tender janë vënë në dispozicion  690 milionë lekë. Sigurisht me këtë shumë mendohet se mund të përmirësohet ndriçimi në të gjitha rrugët e Tiranës. Por, në fakt do të blihen kabuj përçues elektrik.

Kështu 1.5 miliardë lekë do të shpenzohen për llamba, kabuj, prozhektorë, shtylla e materiale të tilla si këto. Ndërsa bie në sy për të dy tenderët që nuk përcaktohet se në cilat rrugë do të ndërhyhet për të  përmirësuar rrjetin. Kjo mjegull rrjedhimisht shton dyshimet se tenderi i radhës i ndriçimit është një xhiro e fondeve nga arka e bashkisë në xhepat e tregtarëve të lidhur me kryebashkiakun.

Ndërkohë rrugicat në lagjet e Tiranës vazhdojnë të jenë në terr dhe të amortizuara. Për shembull, Rreth 10 km larg qendrës së Tiranës, në Laprakë, rrugët janë të pashtruara, pa ndriçim. Po kështu, në lagjet sipër Qytetit-Studenti, në lagjen e Freskut e të tjera edhe sot që flasim ka mungesë të ndriçimit në rrugë, që kthehet në rrezik si për kalimtarët edhe për makinat.

Ankesa të shumta janë bërë nëpër media nga qytetarë,  të cilëve syri iu shikon dritë dhe ndriçim vetëm në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa lagjet periferike  janë lënë plotësisht në harresë nga Bashkia. Banoret e këtyre lagjeve shprehen se janë të indinjuar për këtë situatë të krijuar.

Ata jetojnë në rrugët dytësore të kryeqytetit, por kjo nuk e justifikon aspak bashkinë e Tiranës për t’i lënë në harresë këto lagje. Pak muaj më parë banorët e këtyre lagjeve bënë një denoncim në emisionin “Boom”, ku shpreheshin se i paguajnë taksat bashkisë dhe kjo e fundit ka detyrimin që t’u shërbejë.

“Rrugët pa ndriçim janë kthyer në makthin tonë. Kanë  frikë të dalin fëmijët nga shtëpia kur bie mbrëmja se rrugët janë terr”, kanë deklaruar banorët.

Lexo edhe: Procesi i Rindërtimit në Tiranë, ja si Veliaj po mban peng qytetarët

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: eresireErion Veliajndrixcimrrugeshtylla

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjakova e Krasniqi sigurojnë medaljen e argjendtë, kërkojnë të artën

Gjakova e Krasniqi sigurojnë medaljen e argjendtë, kërkojnë të artën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com