GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmimet e banesave rriten tre herë më shpejt se mesatarja historike

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e banesave rriten tre herë më shpejt se mesatarja historike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e tretë 2022 rezulton me një rritje vjetore 17.6%, ndërkohë që rritja mesatare e historike e këtij treguesi (për periudhën nga tremujori i katërt 2002 deri në tremujorin e dytë 2022) rezulton në nivelin 5.7%.

Vlerësimet e mësipërme të Bankës së Shqipërisë bëhen për nevoja të politikave së saj makroprudenciale në raport me sektorin bankar në vend dhe përfshijnë teknika të zbutjes së indeksit për 8 tremujorët e fundit.

Megjithatë, këto të dhëna tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë nivele të larta të rritjes së çmimeve, me gjithë rritjen e inflacionit dhe shfaqjen e sinjaleve të para të ngadalësimit të kredisë bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë së për muajin nëntor të vitit 2022 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme pësoi një rënie me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e rënies u thellua më tej nga niveli 8.6% i muajit tetor. Këto të dhëna tregojnë se veçanërisht rritja e normave të interesit po reflektohet në një frenim të huasë për blerje të pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Normat e rritura të interesit e bëjnë më pak të përballueshme dhe tërheqëse kredinë, duke ndikuar negativisht kërkesën.

Por, nga ana tjetër, rritja e normave të interesit rrit edhe pragun e nevojshëm të të ardhurave për t’u kualifikuar si huamarrës nga banka, duke ndikuar edhe në rënien e ofertës.

Vrojtimi i aktivitetit kreditues në tremujorin III 2022 tregoi se kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.

Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë, nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave, të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Në një mjedis me norma të rritura interesi, është logjike të mendohet se çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme do të pësojnë një frenim nga normat marramendëse të rritjes që janë regjistruar sidomos në dy vitet e fundit.

Por, vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për treguesit e ndjesisë ekonomike tregoi se bizneset e sektorit të ndërtimit vazhdojnë të shfaqin pritshmëri për rritje të çmimeve.

Balanca e përgjigjeve (diferenca midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative) lidhur me pritjet e çmimeve ishte pozitive me 32.3 pikë përqindje për muajin dhjetor 2022.

Megjithatë, ky nivel ishte më i ulëti që prej muajit maj 2022, duke treguar se pritshmëritë për rritje të çmimeve po ulen disi edhe mes bizneseve të sektorit të ndërtimit. / Revista Monitor

Etiketa: banesaCmimeTirane

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës
Aktualitet

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

15:42 - 23/07/26
Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika
Aktualitet

Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

15:16 - 23/07/26
Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!
Aktualitet

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:22 - 23/07/26
Para
Reshjet bllokojnë pusetat në Lezhë, ujërat e zeza dalin në rrugë

Reshjet bllokojnë pusetat në Lezhë, ujërat e zeza dalin në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës
Aktualitet

Kuvendi/ Mazhoranca përdor forcën e kartonit, kalon direkt në votim të gjitha projektligjet e rendit të ditës

15:42 - 23/07/26

Rikthimi në seancën e Parlamentit pas kaosit dhe pushimit për shkak të bllokimit të foltores nga PD, mazhoranca kaloi direkt...

Lexo më shumë
Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

15:16 - 23/07/26
Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

Cristiano Ronaldo planifikon ndeshjen e lamtumirës me Portugalinë

14:46 - 23/07/26
Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:22 - 23/07/26
“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit

“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit

13:57 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com