GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e bukës dhe drithërave u rriten në shtator me ritmet më të larta që nga 2012

23:11 - 10/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës: Kompanitë të mos ndajnë tregjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në shtator indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3 për qind në raport me shtatorin 2020.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes që nga janari 2012, raportoi INSTAT. Pas një qetësie gati 10 vjeçare çmimet e drithërave nisën rritjen e dukshme gjatë vitit 2020, të nxitura nga një kërkesë jo e zakonte në të gjithë botën nga frika e bllokimeve në lëvizje. Me heqjen e kufizimeve çmimet patën një periudhë stabël gjatë verës 2021, por nisën rritjen e shpejtë për shkak se korrjet nuk ishin të mbara prej efekteve të ndryshimeve klimaterike.

Një ton grurë në tregjet ndërkombëtare kushtoi në fundjavë 740 dollarë me një rritje vjetore 26%. Industrialistët e miellit në vend pohuan se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po reflektohet në mënyrë graduale.

Që nga fillimi i vitit disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë në disa raste buka që shitej 80 lekë tani shitet 90 lekë dhe ajo shitej 90 lekë shitet me 100 lekë, me një shtrenjtim rreth 15%.

Gjatë gushtit çmimi i miellit u rrit 5 lekë për kilogram. Operatorët paralajmërojnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.

Adi Haxhiymeri nga shoqata e industrialistëve të miellit thotë se rritja e çmimit të grurit do të jetë e përkohshme dhe çmimi do të varet nga prodhimi i vitit që vjen. Kur çmimi i grurit rritet fermerët priret të prodhojnë më shumë grurë. Kjo sjellje reflektohet kudo në botë. Rritja e prodhimit sjell edhe rënien e çmimeve.

Mirëpo tregu i bukës në Shqipëri nuk ka treguar elasticitet ndaj periudhave kur ulet çmimi në tregjet ndërkombëtare. Ulja reflektohet tek mielli, por jo të nënproduktet e tij sidomos buka. Çmimi i artikullit më të konsumuar në vend nuk ulet në rastet kur çmimi pëson rënie.

Nisur nga çmimet e larta, fermerët në zonat më prodhuese të vendit Lushnjë dhe Fier kanë nisur të mbjellin grurë. Nga korrjet e këtij viti ata fituan më shumë se me perimet, të cilat i kanë në bazë të kultivimit.

Shumë fermerë që disponojnë mjetë që punojnë tokën të tilla si traktorë po marrin edhe toka më qira për ti mbjellë me grurë, por më shumë gjasë nëse prodhimi global rritet vitin që vjen ato nuk do të marrin fitimet e parashikuara këtë vit./Monitor

Burimi: INSTAT
Etiketa: bukerritet cmimi

Lajme të lidhura

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Aktualitet

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

10:21 - 22/04/26
Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Para
Remont në NST Tec të Kombinatit, OSHEE: Zonat që do ngelen pa energji nesër në Tiranë

FTL ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

TË FUNDIT

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit
Aktualitet

Policia shkon te ‘Equos Resort’, nis sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit

11:57 - 22/04/26

Policia e Shtetit ka zbarkuar këtë të mërkurë në kompleksin “Equos Resort”, ku po ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive...

Lexo më shumë
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

10:58 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Makina del nga rruga, lëndohen katër pjesëtarë të familjes

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri)

10:37 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com