GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e bulmetit pritet të rriten përsëri në Shkurt

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Prodhuesit e bulmetit, në kaos nga heqja e TVSH-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur që nga 15 shkurti, furnizimet e reja me gjalpë dhe djathë do të kenë çmime deri në 37% më të larta.

Sipas listës që kompanitë kanë dërguar në pikat e pakicës, rritjen më të madhe e pësojnë djathi dhe gjalpi kryesisht i prodhuar nga qumështi i deles.

Burimet nga kompanitë e përpunimit të qumështit pohuan se kjo rritje është aplikuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të qumështit nga fermerët gati me 50 për qind.

Bëhet fjalë për qumështin e deles, ku fabrika e përpunimit nga më të mëdhatë në vend tha se po e blejnë 1 litër qumësht me 160 lekë nga 110 që ishte më parë.

Por blegtorët që janë në të njëjtën zonë me fabrikën që rriti çmimin pohuan se, ndryshimi i fundit i çmimit të qumështit ishte në shtator 2022.

Çmimi i qumështit te blegtori shkoi në këtë nivel në fillim të vjeshtës së kaluar dhe fabrikat e kanë reflektuar në rritjen që kanë aplikuar më vonë gjatë tetorit.

Një litër qumësht i lopës pa TVSH shitet me 75 lekë aktualisht nga fermat e mëdha, ndërsa nga fermerët e vegjël me më pak se 15 krerë jo më shumë se 55 lekë. Ndërsa qumështi i deles në fermat e mëdha shihet me 110 lekë për litër dhe në të voglat jo më shumë se 80 lekë.

Shumica e fermerëve që kanë ferma të vogla dhe që janë furnitorët kryesore të fabrikave të përpunimit shesin me çmim shumë më të ulët për shkak të sasisë së limituar të prodhimit.

Blegtoria në mbijetesë

Sektori i blegtorisë dega më e madhe bujqësisë shqiptare po kalon një periudhë të vështirë për shkak të reduktimit të numrit të krerëve. Braktisja e fshatit nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm ka ulur ndjeshëm popullsinë në fshat çka po çon në rënien e shpejtë të fermave të vogla me kafshe me një deri 5 krerë.

Stallat e mëdha të mbarështimit të kafshëve e patën të vështirë mbijetesën nga rritja e kostove të ushqimit, e cila në një masë të madhe importohet nga jashtë.

Dobësitë në prodhim kanë bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritme jo të zakonta dy vitet e fundit. Vitin e kaluar kompanitë e përpunimit të qumështit rriten me disa valë çmimet në pakicë për qumështin dhe nën produktet e tij.

INSTAT raportoi se në muajin dhjetor të vitit 2022, çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të bulmetit ishin rreth 25% më të larta se në dhjetorin e vitit 2021. Bulmeti ishte grupi me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve.

Blegtorët raportuan se, çmimet e qumështit do të rriten gjatë muajit në vijim për shkak të rritjes së kërkesës në kushtet kur mungon rritja e prodhimit./Monitor

Etiketa: bulmetiCmimeKryesore1

Lajme të lidhura

Evis Sala dha dorëheqjen, Klodiana Spahiu emërohet në postin e ministres për Shëndetësi
Aktualitet

E firmosi e Evis Sala para se të dorëhiqej, Klodiana Spahiu e Shëndetësisë anulon tenderin 50 milionë € të dializës

13:22 - 25/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali
Breaking Views

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26
Shqiptarët konsumuan djathë me baktere të rrezikshme, kompania e shiti të gjithën pa letra
Aktualitet

Shqiptarët konsumuan djathë me baktere të rrezikshme, kompania e shiti të gjithën pa letra

09:44 - 23/09/26
Para
FOTO/ Të mbijetuarit nga tërmeti ndezën zjarre gjatë natës

FOTO/ Të mbijetuarit nga tërmeti ndezën zjarre gjatë natës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Sport

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

22:44 - 25/09/26

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të Nations...

Lexo më shumë
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com