GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%, lista e re me 55 artikuj

07:50 - 25/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%, lista e re me 55 artikuj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë.

Rreth 55 artikuj të qumështit të gjalpit, djathit, kosit etj do të rriten nga 10 deri në 50 për qind, sipas listës bashkëngjitur që një nga fabrikat e mëdha ka shpërndarë në pikat e pakicës në të gjithë vendin.

Kjo është rritja e katërt e çmimeve në mënyrë të organizuar brenda këtij viti. Sipas të dhënave nga lista bashkëngjitur rritjen më të lartë e ka pësuar çmimi i gjalpit, i cili për disa lloje pritet të jetë 50 më i shtrenjtë pas 6 qershorit. Një nga paketimet e gjalpit te deles do të shitet me 1200 lekë pas 6 qershorit nga 800 lekë që shitet aktualisht. Gjalpi i deles vasket do të shitet me 600 lek pas 6 qershorit nga 375 lekë aktualisht.

Një gotë kos 380 gram do të shitet me 55 lekë nga 50 që është aktualisht. Një shishe kos 950 gram do të shitet 137 lekë nga 127 lekë që është aktualisht. 400 gram dhallë do të shiten 40 lekë nga 32 aktualisht. Një kuti me djathë dele 900 gram do të shitet me 840 lekë nga 770 lekë (shiko listën e çmimeve te reja me poshtë).

Burimet nga tregu pohojnë se pas rritjes se çmimeve ka shumë arsye. Fillimisht energjia elektrike që u reflektua me herët gjatë vitit dhe tani rritja e kostos së lëndëve të para sidomos qumështit, në një kohë që numri i bagëtive në fermat e vogla po bie me shpejtësi.

Nga 6 qershori çmimet e bulmetit rriten sërish nga 10-50%, lista e

Ndërkohë që prodhimi i qumështit është në rënie kërkesa është në rritje edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve në raport me një vit më parë.

Menaxherët e një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend thanë se, shumë fermerë të vegjël që rrisin 1 apo 2 lopë po largohen në emigracion. Fermat e mëdha janë rritur, por numri i tyre është shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël, çka nuk arrin të ekuilibrojë sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Çmimi i qumështit është rritur me mbi 15 për qind këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike me rreth 300%, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.

Sektori i blegtorisë është futur në një spirale krize vitet e fundit nga mungesa e subvencioneve në bujqësi dhe braktisja masive e fshatit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të bagëtive ka rënë me rreth 20 për qind gjatë 5 viteve të fundit, teksa këtë vit rënia do jetë më e shpejtë.

Fermat e vogla me pak krerë po mbyllen nga braktisja e fshatit, ndërsa fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Pas luftës në Ukrainë çmimet e ushqimeve të kafshëve janë rritur, ndërsa fermat nuk subvencionohen nga qeveria. Shumë shpejt prodhimet shqiptare të bulmetit do të konkurrohen nga prodhimet e importit./MONITOR

Etiketa: BULMETCmime

Lajme të lidhura

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00
Breaking Views

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Nga hotelet te reklamat, cilat janë shpenzimet më të mëdha për finalen e Conference League

Nga hotelet te reklamat, cilat janë shpenzimet më të mëdha për finalen e Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com