GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çmimet e larta në sezonin turistik, Rama gjen fajtorin: Vlonjatët do të bien në gropën e gjoksit të tyre

12:03 - 17/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimet e larta në sezonin turistik, Rama gjen fajtorin: Vlonjatët do të bien në gropën e gjoksit të tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama kritikoi rritjen e çmimeve në jug këtë sezon turistik. Në takimin që po mban me kryebashkiakët e vendit, Rama e cilësoi këtë si një “vetëvrasje”, duke shtuar se do të sjellë një kosto të lartë për vendin vitin tjetër, duke bërë që të largojë turistët e shumtë që vijnë.

“As nuk i kontrollojnë dot apo imponojnë por ama në Vlorë, në Sarandë, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e reëndësishme që të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit, fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë s’e perceptojnë, por kjo është stratigjikisht vetëvrasje. Duhet të komunikohet dhe flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen në një kosto të larta vitin tjetër.

Se po të ishte kaq kollaj do të ishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë dhe pastaj kanë marrë mësime të hidhura, por i kanë marrë vonë kështu që para se të jetë vonë duhet të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’jua imponojë por është edhe çështje dijeje. Shikoni Durrësin, Shëngjinin Velipojë janë stabël. Dhe natyrisht vlonjatët janë molla e këtij sherri.

Tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe kaq e konkurruese gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe do të bien vetë. Nuk më vjen keq për ta, por është e padrejtë komplet dhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde që në këtë moment ku sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut të fillojë dhe të belbëzohet. Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri edhe nami, dhe trutë atyre që kanë hotelet. Kështu që është mirë që ta kuptojmë dhe mbase me këtë gjuhë, do të zbresim pak me këmbë në tokë”, tha Rama.

Etiketa: CmimeRamaturizmi

Lajme të lidhura

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut
Breaking Views

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente
Aktualitet

Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

17:10 - 27/04/26
Para
Legalizimet në “duart” e bashkiakëve, Rama: Zyrave të Kadastrës i ka hyrë krimbi i ryshfetit

Legalizimet në “duart” e bashkiakëve, Rama: Zyrave të Kadastrës i ka hyrë krimbi i ryshfetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut
Breaking Views

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26

"Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo...

Lexo më shumë
Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Përballje gjigantësh: Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

18:38 - 27/04/26
Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”

Shqipëria me dy medalje argjendi në Europian! Përfundon kampionati në sallën “Feti Borova”

18:31 - 27/04/26
“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti

“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti

18:04 - 27/04/26
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com