GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Çmimet stratosferike në Tiranë/ Apartamentet arrijnë mbi 5.000 euro metri katror

09:13 - 30/08/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Keydata: Çmimet e apartamenteve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë 2022, si variojnë sipas zonave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendër kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave për vitin 2022 kanë arritur deri në 5,000 euro/m², nga 4 mijë euro që ishin mbi një vit më parë.“Invest Society” po zhvillon në Tiranë 4 projekte luksoze, Rainbow Center, West Residences, Book Building, Green Terrace. Të gjitha ndërtimet e kompanisë “Invest Society” karakterizohen nga pozicioni strategjik. Projektet mbajnë emrin e studios italiane “Stefano Boeri Architetti”.

Book Building, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit, sipas lejes zhvillimore është godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Zyra e shitjeve e kontaktuar nga Monitor tha se çmimet e apartamenteve të banimit në këtë ndërtim janë 5,000 euro për metër katror. Nga zyra e shitjeve pohohet se ka ende apartamente të pashitura.

Rainbow Center tek ish Blloku, është godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare). Tashmë në këtë ndërtim nuk gjenden më apartamente të lira për shitje sipas përfaqësuesve të zyrës së shitjes, të cilët shtojnë se krahasuar me vjet çmimet janë më të lartë.

Për 2022. apartamentet në këtë ndërtim janë shitur 5,000 euro për metër katror (ndërtimi është ngritur në truallin e ish bar Rovena).

Vjet çmimet e ndërtimeve të reja në zonën e ish bllokut nisnin nga 3,000 euro për metër katror (siç është ndërtimi i nisur në truallin e ish vilës Ferdinant, por edhe apartamente në “Rainbow Center” u shitën 3,000 euro për metër katror).

Shoqata e Ndërtuesve: Rritja e çmimeve, nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit

Çmimet e materialeve të ndërtimit këtë vit kanë shënuar rritje të lartë. Për Shoqatën e Ndërtuesve shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit, si edhe taksat janë arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishi tha për Monitor se për materiale si, alumini, bakri, hekuri dhe çimento çmimet janë rritur 200% krahasuar me vjet. Rritje të lartë ka pasur edhe për çmimin e karburantit.

“Tashmë në kryeqytet nuk ka ndërtime më me kosto 300 deri 400 euro për metër katror. Kostoja për apartamente ka arritur deri 800 euro për metër katror, për shkak të rritjes së cilësisë. Për kullat për shkak të përdorimit të materialeve dhe fasadave unike kostot e ndërtimit arrijnë deri në 2,000 euro për metër katror. Pra rritja e çmimeve të apartamenteve po pasqyron trendin e zhvillimit të çmimeve të materialeve të ndërtimit”.

Për administratorin e kompanisë “Century 21” Jonian Antoni shtrenjtimi i materialeve më tepër do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pronave jo elitare.

“Nëse kostoja e ndërtimit të një apartamenti në zona të lira ishte 330 euro dhe këtë vit është bërë 500 euro për metër katror kjo reflektohet direkt në çmimin e shitjes i cili nga 800 euro ka shkuar në 1,000 euro për metër katror”, thotë ai./Monitor

 

 

Etiketa: 5 mije euroapartamenteCmimeTirane

Lajme të lidhura

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital
Uncategorized

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Para
Aksident i rëndë në Berat, i moshuari përfundon poshtë rrotave të “Fuoristradës”

Aksident në aksin Elbasan – Tiranë, plagosen 2 pasagjerët dhe shoferi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore
Aktualitet

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren...

Lexo më shumë
Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com