Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat për të komunikuar paketën e masave për përballimin e emergjencës për energjinë elektrike.
Vetë kreu i Qeverisë ka deklaruar se kjo paketë do të jetë në mbrojtje të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël për të përballuar efektet që do të ketë kriza energjetike.
Nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën e vetë nuk ka të rrisë pagat e pensionet, sa dëshirojnë qytetarët. Na akuzojnë se kemi rritur çmimin e energjisë, por shiheni këtë tabelë. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët nën 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më prej atëherë. Ky është një çmim nën koston e prodhimit, që është mbajtur i palëvizur për të mos lënduar askënd.
Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.
Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.
Ditën e djeshme u botua në fletoren zyrtare 6 vendimet e reja që do të futen në zbatim për të përballuar këtë krizë energjetike. Vendimet përfshijnë pezullimin e të gjitha planeve dhe investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Për menaxhimin e kësaj gjendje është ngritur një grup ndërinstitucional, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të zgjasë deri me 15 prill 2022.
Habit Kryeministri Rama: Po rritëm pagat dhe pensionet, falimentojmë për dy vjet
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse do të kishte një rritje të pagave apo pensioneve në 500 euro dhe 300 euro minimumi, atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte dhe atëherë do të kuptoheshe se çfarë do të ishte kriza e urisë e vërtetë.
“Dikush mund të thotë mirë, s’ka ndonjë gjë për aq kohë s nuk rriten pensionet, disa mund të thonë bëni pensionin minimal 300 euro dhe pagën 500 euro dhe ne nëse e çojmë pensionin në 30 mijë lekë në fund të vitit të ardhshëm s’duhet të bënin intensive dhe brenda 2 vitesh do përjetonim falimentin më të madh, dhe atëherë do e dinim se çdo të thoshte të vuaje për bukë, ndërsa nëse do rrisnin rrogën do vuanin krizën reale të urisë. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, kontribut i viteve atyre që punojnë, që në 2014 të gjithë shqiptarët që fitojnë më pak se 150 mijë lekë të reja paguajnë më pak dhe falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjen të gjithë atyre që punojnë 1.2 mld dollarë në 8 vite që do ishin në arkën e shtetit”, tha Rama.
Sipas tij rritja e pagave nuk ka logjikë ekonomike
“Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur gata më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione. Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët”, tha Rama.
Një argument tjetër që e ka përsëritur edhe më parë ishte se ndryshimi i çmimit në vitin 2015 nuk ishte rritje por ulje e tij. Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.
“Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t’iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. o të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 7.5. ta e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre”, tha Rama.
Me sa duket pensionistët do të mbeten me “mburojën” e vjetër para krizës energjetike.
“Plani Rama” për krizën: Qeveria i jep OSHEE-së 200 milionë euro për blerje të energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kriza do t’i kushtojë arkës së shtetit 200 milionë euro. Kjo, sipas tij, do të garantojë energjinë pa ndërprerje.
“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike për të gjithë, mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë; garantimi i fondit likuid për ndërveprimin e tregun. 100 milion euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 milion tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.
Pra, kryeministri Rama dhe qeveria e tij, na garantojnë në vitin 2021 që nuk do të na fiken dritat.