GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Conte flet për objektivin sezonal pa harruar Milanin

16:20 - 07/03/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Reagimet e mia janë e gjitha pjesë e strategjisë”, Conte rrëfen për skenat që dhuron në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antonio Conte dhe Tottenham nuk duan të dorëzohen aq lehtë ndaj Milanit dhe në Londër do të tentojnë të përmbysin disavantazhin 1-0 të takimit në San Siro. Në prag të ndeshjes së Champions League kundër kuqezinjve, trajneri nga Salento premton luftë:

“Duam të ecim përpara dhe shpresoj të ndjejmë atmosferën e duhur nesër në stadium. Unë kam te tifozët tanë sepse do të luajmë kundër një ekipi që fitoi kampionatin në Itali vitin e kaluar”.

Rikthimin në stol pas një pushimi të gjatë, Conte e nënvizoi në konferencën për shtyp:

“Kam ndjesi të mira, për mua është e rëndësishme të rikthehem në punë me lojtarët dhe stafin tim. Jam përpjekur të qëndroj pranë ekipit, por të jesh prezent në pankinë është krejtësisht ndryshe. Më duhet të falënderoj stafin tim. Tani jam shumë i lumtur që jam kthyer.”

“Ndoshta e mbivlerësova trupin tim dhe veten time. Tani jam mirë dhe kam rikuperuar energjitë dhe duhet të shtoj peshë, për të tjerat ndjesitë e mia janë të mira”, shpjegoi Conte, i cili më pas shtoi:

“Përpiqem të transferoj energjinë time te lojtarët e mi. Është një ndeshje e rëndësishme për ne”.

Conte foli me detaje për operacionin:

“Është diçka që mund të ndodhë. Pas operacionit zbulova se shumë nga miqtë e mi kishin bërë të njëjtin operacion.

Ndryshimi është se në rastin tim ishte një operacion urgjent, i paplanifikuar. Qarkullojnë shumë lajme jo të mira në raste të tilla.

Kur më thanë që thjesht duhej të bëja një operacion u ndjeva i lumtur, ama nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Nuk më ka ndryshuar mënyra e të menduarit: tani po e përsëris që duhet të jem pranë lojtarëve të stërvis ekipin për ndeshjen e rradhës”.

Për momentin e Tottenhamit dhe sfidën në Champions, ai shtoi:

“Dalja nga FA Cup nuk ishte një rezultat i mirë sepse ne mund të kishim provuar të luftonim për trofeun këtë sezon.

Megjithatë, nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të jemi pozitiv, duhet të mësojmë nga gabimet tona.

Shpresoj që nëse kemi një ndeshje tjetër të keqe, lojtarët mund të mësojnë, sepse kur fiton je i lumtur, por nga disfatat rritesh.”

Për presionin në profesionin e tij:

“Ne jetojmë me presion, sepse kur është atje do të thotë se po ngjitesh. Mos harrojmë se nga erdhëm, vitin e kaluar ishim në Ligën e Konferencave dhe sot jemi në Ligën e Kampionëve.

Ne fituam grupin dhe nesër kemi mundësinë të mposhtim Milanin dhe të kalojmë. Nëse më pyet nëse dua të fitoj Ligën e Kampionëve, unë do të them po, por këtu është realiteti. Le të shkojmë lojë pas ndeshje.”

Për objektivat e sezonit:

“Për mua do të ishte një sukses të luftoja deri në fund. Nëse do jemi konkurrues për të fituar diçka deri në fund të sezonit, mendoj se do ta kemi arritur qëllimin tonë. Tottenham duhet ta ketë këtë objektiv, të luftojë çdo sezon për të fituar diçka të rëndësishme. Unë mendoj se jemi në vendin ku fitimi i turneve është shumë i vështirë.

Premier League është tejet kompetitive dhe shumë klube duan ta fitojnë këtë titull: shumë ekipe përmirësohen nga viti në vit dhe duhet përmirësim i vazhdueshëm i nivelin të ekipit. Çdo sezon dua të jem konkurrues për të fituar diçka: nëse nuk ndodh, nuk jam i kënaqur”.

 

Sportmediaset

Etiketa: conteMilanSporttottenham

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Apple pritet të sjellë risi në lidhje me iMac

Apple pritet të sjellë risi në lidhje me iMac

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com