GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Conte flet si trajner i Tottenham: Isha i përfshirë emocionalisht

14:59 - 02/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmoset sot kontrata me Tottenham? Conte ndodhet në Londër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antonio Conte është tashmë zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Tottenham. Italianit i është besuar kreu i stolit të Spurs deri në fund të sezonit në 2023-shin, teksa në kontratë ka edhe mundësinë e një viti shtesë.

Ndërsa duke folur pas marrjes së detyrës së re ish-tekniku i Inter, që shpalli kampion të Seria A ‘Zikaltërit’ pas 11 vitesh mungesë të atij titulli, është shprehur se ka ardhur koha që skuadra angleze të kthehet në protagoniste të premier League.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur që ndodhem këtu. Shumë i lumtur që rikthehem si tranjer pas një pushimi që nga largimi im me Interin. Është shumë e bukur që jam rikthyer në Angli të drejtoj një klub të Premier League i cili ka ambicie të mëdha  dhe të jetë sërish protagonist si Tottenham. Është koha të filloj punën për të përcjell te ekipi dhe tifozët pasionin tim, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë.”-tha ai.

Më tej ai shpjegoi edhe arsyen se pse nuk mori këtë post gjatë verës, ndërsa marrëveshja mes tyre ishte shumë e afërt.

“Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte i vonshëm dhe unë isha shumë i përfshirë emocionalisht pas atij sezoni me Interin. Ishte e vështirë për mua të ndahesha nga një klub si Interi pas atyre dy viteve të lumtura e të bukura, dashurinë e lojtarëve dhe tifozëve nuk mund t’i hidhja poshtë menjëherë duke u gjendur në një ekip të ri kështu që prita. Vendosmëria e Daniel Levy për të më besuar mua këtë detyrë tashmë ishte e goditur në shenjë. Jam gati, ndjehem gati dhe mezi pres të filloj punën time për të ringritur këtë klub aty ku e ka vendin.”-theksoi italiani.

Ndërsa nga kjo kontratë tekniku do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, me debutimin që do pritet të ndodh në takimin e Conference League kundër Vitesses./K.T/Gijotina.com

Etiketa: conteemocionalishttottenham

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Rama shkon në samitin e Klimës për të kërkuar para: Nuk i duam borxh

Rama shkon në samitin e Klimës për të kërkuar para: Nuk i duam borxh

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com