GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Copa America/ Brazili bind ndaj Paraguait, shkëlqen Vinicius (Video)

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Copa America/ Brazili bind ndaj Paraguait, shkëlqen Vinicius (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brazili ka arritur të marrë fitoren e parë në Cop America, pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen e parë 0-0 përballë Kosta Rikës.

”Selecao” kanë arritur të mposhtin bindshlm me rezultatin 4-1 Paraguain, në ndeshjen e vlefshme për grupin D, të luajtur në stadiumin Allegiant në Las Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai që shkëlqeu më shumë ishte sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, duke lënë pas kritikat e ndeshjes së parë.

Brazili e filloi mirë takimin dhe ishte më këmbëngulëse në fazën sulmuese, me rastin e parë serioz që ishte penalltia e minutës së 31-të, kur Lucas Paqueta gaboi nga pika e bardhë.

Vetëm katër minuta më vonë, pas një aksioni të shkëlqyer, Paqueta asistoi për Vinicius, i cili bëri veprime fantastike, për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Savinho, dyfishoi rezultatin, duke shënuar në portën boshe. Në minutat shtesë të fraksionit të parë të lojës, Vinicius Junior, shënoi golin e dytë personal, për rezultatin 3:0, kur mbrojtësi i Paraguait bëri gabim katastrofal.

3:0 u mbyll pjesa e parë e takimit, ndërsa në 45 minutat në vazhdim u shënuan dy gola, me secilën kombëtare nga një.

Fillimisht ishte Paraguai që me anë të Alderete ngushtuan rezultatin në 3:1 në minutën e 48-të. Ndërsa për rezultatin përfundimtar 4:1 shënoi Lucas Paqueta, në minutën e 65-të, kur kësaj radhe u tregua i saktë nga penalltia.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Brazili iu gëzua fitores së thellë, që i çon ata në vendin e dytë në grupin D me 4 pikë në 2 ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjen tjetër, Kolumbia arriti të fitonte me rezultatin e pastër 3-0 përballë Kosta Rikës.

Kolumbianët arritën të gjenin golin që në fraksionin e parë të lojës, me anë të Luiz Diaz në minutën e ’31 të takimit. Në pjesën e dytë do të shënonin dhe dy herë të tjera me Davinson Sanchez Jhon Cordoba.

Pas kësaj fitore, Kolumbia siguron kualifikimin, e cila ndodhet në vendin e parë në grup me 6 pikë pas 2 ndeshjes.

Në përballjen e fundit të grupit do të kemi dualin mes Kolumbisë dhe Brazilit, që do të jetë vendimtare për kalimin e grupeve për “Selecaon”, pasi kolumbianët tashmë e kanë siguruar çerekfinalen.

Brazilit do t’i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt, teksa me fitore do ta siguronte vendin e parë në grup.

Etiketa: brazilicopa americaParaguaj

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Teuta, Egnatia, Tirana, Vora dhe Skënderbeu

21:53 - 18/10/26
Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
Para
Euro 2024 – Nis faza me eliminim direkt, Gjermania dhe Italia në fushë (Formacionet e mundshme)

Euro 2024 - Nis faza me eliminim direkt, Gjermania dhe Italia në fushë (Formacionet e mundshme)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!
Aktualitet

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka dërguar drejtoreshën e MIA-s, Manjola Hasa, para Kryeministrisë për të përcjellë ftesën e qeverisë për dialog...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26
Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com