GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Corinna është në “burg” për shkak të Schumacher”/ Shokon biznesmeni irlandez

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Corinna është në “burg” për shkak të Schumacher”/ Shokon biznesmeni irlandez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eddie Jordan, biznesmeni irlandez dhe themeluesi i ish-skuadrës në Formula 1 “Jordan Grand Prix”, në një intervistë prekëse që ka dhënë për “The Sun” ka folur për mikun e tij Michael Schumacher dhe bashkëshorten e tij Corinna.

Pas një aksidenti të tmerrshëm në ski në fund të vitit 2013, shtatë herë kampioni i Formula 1 është izoluar plotësisht nga publiku.

Gjendja e tij shëndetësore është e mbuluar me mister për gati një dekadë, pasi nuk ka asnjë raport zyrtar mjekësor.

Për shkak të lëndimeve të rënda në kokë, Schumacher ishte në koma të induktuar për gjashtë muaj, pas së cilës u transferua në mjekim shtëpiak dhe prej vitesh ndodhet në vilën familjare në liqenin e Gjenevës.

Askush përveç familjarëve dhe miqve më të afërt nuk e di se si është gjendja e tij shëndetësore.

Eddie Jordan nuk e fsheh admirimin e tij për bashkëshorten e Michael, Corinna, e cila bëri sakrifica të pabesueshme për atletin e famshëm.

Edi deklaroi se lufta dhe presioni me të cilin përballet e ka kthyer Corinna-n në një “të burgosur”.

“Ka pothuajse dhjetë vjet që Corinna nuk mund të shkonte në një festë, në drekë… Ajo jeton si një e burgosur sepse të gjithë do të dëshironin të flisnin me të për Michael në një kohë kur ajo nuk ka nevojë t’i kujtohet çdo herë,” thotë Jordan .

Miku i Michael nuk e fajëson Corinnën që nuk e la ta vizitonte.

“Privatësia është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës. Corinna ka vendosur disa rregulla. Unë e njoh shumë mirë, ajo është një grua e bukur dhe e kam njohur kur u martua me Michael. Ne kemi një marrëdhënie të mirë”, thotë Eddie dhe shton :

“Në fillim u përpoqa të vizitoja Michael, por Corinna refuzoi dhe me të drejtë sepse shumë njerëz donin ta shihnin atë. Jean Todt mori privilegjin ta vizitonte sepse ata ishin shumë afër tek Ferrari, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Unë nuk munda.”

‘Edi, ne të duam, por kemi nevojë për privatësi dhe mbrojtje për Michael ‘.

Eddie Jordan drejtoi ekipin “Jordan” nga viti 1991 deri në 2005 dhe ishte ai që i dha mundësinë pilotit të ri 22-vjeçar të asaj kohe për të debutuar në F1.

Etiketa: CorinnaschumacherSport

Lajme të lidhura

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Para
KAS shqyrton ankimimin e Berishës, Nuraj: Pezulloni Alibeajn

KAS shqyrton ankimimin e Berishës, Nuraj: Pezulloni Alibeajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com