GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Covid-19 ka marrë miliona jetë njerëzish, mes tyre personalitete të njohur në botë e jo vetëm. Në Shqipëri, humbjet e jetëve shtohen dita e ditës, e mes tyre ka dhe figura që janë të njohur për publikun. Gazetarët!
Ata dhanë kontributin e tyre për mediat ku punonin mirëpo virusi iu ndërpreu karrierat dhe jetën në mes.

Lajmi i trishtë dhe më i fundit, ishte ndarja nga jeta e gazetarit sportiv Kostandin Grillo. 59-vjeçari humbi jetën me 5 tetor në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër Covid-19. Grillo qëndroi gjatë në Shqipëri, teksa ishte duke luftuar me virusin, që në fund i mori jetën. Humbja e tij la të trishtuar, familjarët, miqtë dhe kolegët.

Kostandin Grillo
Kasem Hysenbelliu, Presidenti i ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta më 5 dhjetor 2020 pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me Covid-19, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.

Kasem Hysenbelliu
Anila Dushi po ashtu është në listën e gazetarëve që nuk ka mundur të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Gazetarja nga Shkodra ishte e shtruar në repartin infektiv të spitalit të qytetit të saj, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetonte. Gazetarja shkodrane ka qenë prej vitesh pjesë e medias së shkruar dhe asaj vizive si dhe ka dhënë kontributin e saj në edukimin e brezave të rinj, si pjesë e stafeve mësimore të Shkodrës.

Anila Dushi
Gazetari i njohur Lek Plani ka ndërruar jetë në fund të vitit 2020 nga Covid. 68-vjeçari ndodhej i intubuar në një nga spitalet Covid në Tiranë. Plani ishte gazetari i njohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche ëelle në shqip, si dhe i mediave lokale.

Arben Kosturi është gazetari i cili humbi jetën nga Covid në muajin mars të këtij viti. 53-vjeçari ishte i shtruar prej rreth 2 javësh në një nga spitalet Covid në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në spital, u bënë thirrje për mbledhje fondesh në mënyrë që të dërgohej për kurim në Turqi. Kosturi ishte kryetar i shoqatës rome “Disutni Albania” në qytetin e Korçës, e prej vitesh njihet si një prej personave në mbrojtje të të të drejtave të romëve dhe egjiptianët.

Arben Kosturi
Historiani dhe gazetari Nuri Dragoi po ashtu ka ndërruar jetë nga Covid. Ai humbi jetën në muajin tetor të 2020-ës. Dragoi ishte infektuar me koronavirus dhe për fat të keq nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen.

Nuri Dragoi
Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Zenepe Luka nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-19. Ajo u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare më 11 shkurt të këtij viti. Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur ishte infektuar me virusin e rrezikshëm më 1 shkurt, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, duke bërë që ajo të shtrohej në spitalin Infektiv.

Përveçse një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka ka dhënë kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo ishte themeluese dhe kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer” që nga viti 1996 dhe presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh. Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e “Mirënjohje” nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, disa shtete në Europë, diasporë dhe veçanërisht në Itali.

Etiketa: COVIDgazetaretShqiptare

Lajme të lidhura

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit
Aktualitet

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
“Do t’ju varim në mes të Levanit”, grabitja që tronditi familjen Kalemaj, gruaja nga Fieri zbulon kërcënimet

“Do t’ju varim në mes të Levanit”, grabitja që tronditi familjen Kalemaj, gruaja nga Fieri zbulon kërcënimet

TË FUNDIT

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:00 - 23/08/26

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg” dhe ‘Rama jepe dorëheqjen’ është mbyllur protesta e 85-të në Tiranë. Pas fjalimeve...

Lexo më shumë
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah

21:52 - 23/08/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

‘Pasqyrë Albania’/ Ironizon Berisha: Do t’u shërbejë qytetarëve, aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare

21:45 - 23/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë!

20:59 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com