GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Covid-19 në Maqedoni, 2341 raste të reja dhe 26 viktima në 24 orët e fundit

19:06 - 25/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19 në Maqedoni, 490 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të martën ka njoftuar për 26 viktima me COVID-19 dhe 2,341 të infektuar, bazuar në testimin e 6,193 mostrave. Pozitiviteti i rasteve të reja është 37.8 për qind.

Sipas raportit të publikuar, viktimat u regjistruan: 10 në Shkup, 3 në Gjevgjeli, nga 2 në Tetovë, Veles dhe Dojran dhe nga 1 në Kavadar, Ohër, Strumicë, Pallankë, Makedonska Kamenicë, Kumanovë dhe Shtip.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,266 persona, shumica prej tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, 765 rastet e reja janë në Shkup, 115 në Manastir ndërsa numër më i vogël në 30 qytete tjera.

Raste aktive në nivel të Maqedonisë së Veriut janë mbi 21,000 persona. Të martën janë shëruar 1,470 persona.

Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar afër 260,000 persona.

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Shtabi i Krizave i ka propozuar Qeverisë shkurtimin e periudhës së izolimit për personat e infektuar nga 10 në 7 ditë.

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është dhënë për shkak se varianti Omicron i koronavirusit nuk konsiderohet me rrezik të lartë sikur variantet paraprake të virusit.

Masa tjera nuk janë propozuar, meqë këto që janë në fuqi konsiderohen të mjaftueshme për përballje me pandeminë e koronavirusit.

Maqedonia e Veriut nuk ka orë policore, sikur që nuk ka as ndalesë të punës së objekteve të gastronomisë. Mbajtja e maskës është e obligueshme vetëm në ambientet e mbyllura. Më 1 shkurt mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të fillojë me prezencë fizike.

Ndërkohë, edhe të martën kanë vazhduar reagimet lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për hyrje në territorin e saj me tri doza të vaksinave apo me dy doza dhe test PCR.

Oda Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë së Veriut, përmes një reagimi me shkrim, këtë vendim e ka konsideruar të dëmshme për bizneset, pasi siç ka thënë, pengon lëvizjen e punëtorëve në vendet e tyre të punës në Kosovë, por edhe për ekonominë në përgjithësi.

“Pengesat në lëvizjen e lirë njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, nuk përkon me logjikën ekonomike në këtë periudhë. Ne shprehim mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike, por i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim dhe të mos pengojë qarkullimin e lirë të qytetarëve pasi kjo do të ketë pasojë në të gjithë sektorët e ekonomisë”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë së Veriut./ REL/

 

Etiketa: Covid-19humbje jeteMaqedonia e Veriutrastet e reja

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Start i ngadaltë i Messit me PSG-në, një gol në 44 gjuajtje

Start i ngadaltë i Messit me PSG-në, një gol në 44 gjuajtje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com