GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Covid-19, Shqipëria në mesin e një vale të nxehtë, rritet ndejshëm niveli i vdekshmërisë

12:34 - 14/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19, Shqipëria në mesin e një vale të nxehtë, rritet ndejshëm niveli i vdekshmërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, gjatë javës së fundit (7-13 shtator) numri i viktimave nga Koronavirusi pësoi një tjetër rritje, ndërsa shtrimet në spitale u shtuan ndjeshëm, duke dëshmuar tendencën e një situate në përkeqësim. Rastet e reja patën një ulje të lehtë, e cila duket se i dedikohet më së shumti, reduktimit të testimeve.

Në 7 ditët e fundit, u regjistruan 29 viktima, gati 21 përqind më shumë sesa java pararendëse, ose 5 vdekje më tepër. Vetëm në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njoftoi 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.

Paralelisht, të shtruarit në spitale u rritën me më shumë se 30 përqind. Nga 147 pacientë të cilët ndodheshin për trajtim të specializuar mjekësor të hënën më 6 gusht, këtë të hënë, ministria bëri të ditur se në spiatlet Covid po trajtohen 195 pacientë nga të cilët 15 në gjendje të rënduar. Bëhet fjalë për numrin më të lartë që pas mesit të muajit prill, kur pandemia ishte në kurbën rënëse.

Tani situata duket e përmbysur dhe Shqipëria duket se gjendet në mesin e një vale të re. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se gjatë javës së fundit, numri i rasteve të reja pësoi një rënie të lehtë me 3.8 përqind, duke zbritur në kuotën e 5937 të infektuarve. Por po gjatë kësaj jave, të martën e kaluar, pati 1079 raste të reja, kuota më e lartë ditore që prej muajit shkurt, kur pandemia shënoi pikun e saj.

Reduktimi i rasteve të reja, ngjan të jetë më shumë efekt i rënies së testimeve, të cilat gjatë javës së fundit u tkurrën me 8.3 përqind, duke zbritur në nivelin e 37.486 të tillave. Kjo dhe për faktin se në ndërkohë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u rrit me 0.7 pikë përqindje krahasuar me një javë më parë, duke u ngjitur ne 15.8 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së shëndetësisë, tregojnë se në të gjithë vendin janë mbi 12.600 raste ende aktive. Mbi 41 përqind, ose 5236 raste janë vetëm në Tiranë. Tre qarqe të tjera, Shkodra, Durrësi dhe Fieri kanë ka mbi 1 mijë raste, ose të tria së bashku 29 përqind të totalit. Pjesa tjetër, ose 30 përqind e rasteve aktive janë nëpër 8 qarqet e tjera të vendit.

Sipas shifrave zyrtare në Shqipëri, 40.3 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç, ose afro 897 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCovid. Prej tyre mbi 704 mijë, ose 31.7 përqind kanë marrë të dyja dozat./ VOA

Etiketa: koronavisrusvdekshmeri

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Si nëpër filma, me maska e nën kërcënim e armës, dy persona grabisin bankën në qendër të Athinës

Si nëpër filma, me maska e nën kërcënim e armës, dy persona grabisin bankën në qendër të Athinës

TË FUNDIT

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar...

Lexo më shumë
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com