Bashkia e Tiranës ka vendosur të zhvendosë nga Kopështi Zoologjik, luanin. Siç duket nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, mbreti i kafshëve është larguar nga kopështi zoologjik përmes një thesi me ngjyrë jeshile. Ende nuk dihet se çfarë planesh ka Bashkia e Tiranës për kafshën e egër, nëse është sëmurë apo thjesht do të zhvendoset përkohësisht.
Kopështi Zoologjik i Tiranës u hap pak javë më parë, ndërsa ajo çfarë shkaktoi habinë e qytetarëve është se në vend të kafshëve reale, Bashkia e Tiranës vendosi kafshë të rreme plastike për të zëvendësuar, patat dhe arinjtë.
Discussion about this post