GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ç’po ndodh në Kinë? Tanket dalin në rrugë

18:52 - 29/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’po ndodh në Kinë? Tanket dalin në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

COVID-19 nuk është e vetmja arsyeje përse Kina po dëshmon lëkundjet më të forta qysh prej protestave më të egra anti-qeveritare në sheshin Tiananmen.

Tanket në rrugët kineze kanë nxitur frikën e përsëritjes së skenave të dhunshme të vitit 1989, kur qeveria kineze mposhti me dhunë protestat qytetare, duke lënë qindra të vrarë, përfshi dhjetëra studentë.

Këtë herë, masat anti-COVID janë kthyer në shkaktarët kryesorë të protestave masive në vend, edhe pse ato nuk janë të vetmet. Qysh prej gushtit, protestat kanë përfshirë Kinën, por jo për arsyeje të COVID-19, por për shkak të një fenomeni të njohur si ‘bank run’.

Bank run

‘Bank run’ është një fenomen i cili ndodh kur për shkak të frikës se p.sh. një valutë apo aksion do të humbasë vlerë, klientët drejtohen me shpejtësi drejt bankave apo bankomateve për të tërhequr paratë nga llogaria e tyre, duke bërë që shumë shpesh kursimet e tyre të bllokohen – kjo sepse një përqindje shumë e vogël e fondeve të poseiduara nga bankat janë para të thata, ndërsa pjesa më e madhe gjendet në formë likuide, si borxhet apo kreditë.

Por pse po ndodh ky fenomen në Kinë?

Qindra vetë u arrestuan në Kinë gjatë verës në përpjekje për të mposhtur protestat në skandalin bankar gjatë të cilit qindra mijëra depozitues kinezë humbën shumë nga kursimet e tyre.

Që nga prilli, katër bankat kryesore në një nga provincat më të mëdha kineze të Henan kanë ngrirë depozita me vlerë miliona dollarë, duke shkaktuar panik tek mbi qindra mijëra klientë në një ekonomi tashmë të goditur nga bllokimet e Covid-19.

Depozituesit në këto banka ishin joshur me premtime për kthime vjetore deri në 18%.

Ky fenomen është bërë gjithnjë e më i shpeshtë vitet e fundit dhe shumë institucione financiare në Kinë janë akuzuar për parregullsi dhe korrupsion.

Ekspertët gjithashtu shqetësohen se kjo mund të jetë vetëm një simptomë e një problemi shumë më të madh financiar, të shkaktuar nga kriza e kredive hipotekare dhe rritja e kredive të këqija në Kinë. Kjo pasi, shumë analistë mendojnë se bankierët kinezë po rrezikojnë të rikrijojnë flluskën e krizës financiare të vitit 2008 në Wall Street, SHBA, ku qindra mijëra amerikanëve me një historik jo të mirë financiar dhe rroga të ulëta, prej vitesh iu ishte dhënë kredi për të blerë shtëpi nga agjentë bankarë të cilët e dinin mirë se ata nuk do t’i përballonin dot shpenzimet.

Kjo krijoi flluskën që çoi në falimentimin e qindra institucioneve financiare në SHBA, të cilat sigurisht u shpëtuan nga shteti, edhe pse qindra mijëra qytetarë amerikanë i humbën shtëpitë e tyre.

Rreth një e katërta e totalit të aseteve në sistemin bankar të Kinës mbahen nga rreth 4,000 huadhënës të vegjël, të cilët shpesh kanë struktura jo transparente pronësie dhe qeverisjeje dhe janë më të prekshëm ndaj korrupsionit dhe ngadalësimit ekonomik.

Pandemia

Dhe përveç të gjithë kësaj, ekonomia kineze po përballet me masa të reja drakoniane nga frika e përhapjes së një tjetër vale të COVID-19, gjë që po shqetëson ekspertët ekonomik në të gjithë botën.

35 kompanitë më të mëdha që prodhojnë teste Covid-19 grumbulluan rreth 150 miliardë juanë (21 miliardë dollarë) të ardhura në gjysmën e parë të 2022, duke krijuar një gjeneratë të re miliarderësh ‘pandemikë’.

Por jashtë kompleksit Covid-industrial të Kinës, ekonomia po vuan.

Bllokimet dhe kufizimet e rënda në lëvizje kanë penguar besimin e konsumatorëve dhe rritjen ekonomike.

Gjatë dy javëve të fundit ato kanë frymëzuar protesta në të gjithë vendin, me tensione që u përshkallëzuan gjatë fundjavës.

Të rinjtë kanë vazhduar protestat në rrugët e Shanghait dhe qyteteve të tjera, por censura e thellë e qeverisë kineze po e bën gjithnjë e më të pamundur të kuptohet situata reale me të cilën po përballen qytetarët kinezë.

Etiketa: KinePekintanke

Lajme të lidhura

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit
Botë

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg
Botë

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
Para
Lali Eri iu xhiron 9 mld lekë pa garë vëllezërve Shtufi që ndërtojnë kullat e Tiranës

Tirana e Veliajt, një dull city

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në Londër janë futur GPS në zarfe dhe u vodhën”, Balla i përgjigjet Nokës: Kjo është vepër penale
Aktualitet

‘Një përgjigje për deputetin e linjës 0900’, Noka i kthehet Ballës: Do ju çmontojmë një e nga një

11:53 - 17/03/26

Pak pasi ka përfunduar votimi i rezolutës për shpalljen e Iranit shtet terrorist vetëm me kartonët e mazhorancës socialiste, deputeti...

Lexo më shumë
Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor

11:22 - 17/03/26
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

Çështja “Bankers”/ SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve (Emrat)

11:03 - 17/03/26
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

10:42 - 17/03/26
Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit

09:52 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com