GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Tirana e Veliajt, një dull city

në Editorial, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri iu xhiron 9 mld lekë pa garë vëllezërve Shtufi që ndërtojnë kullat e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës në 7 vitet e fundit nuk ka bërë asgjë për ta futur Tiranën në procesin e digjitalizimit të shërbimeve që ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe vizitorëve dhe përshpejtojnë shkëmbimet ekonomike. Megjithatë, për shumëkënd që jeton i izoluar brenda kufijve të Shqipërisë, i privuar nga mundësitë ekonomike për të udhëtuar, nuk arrin ta kuptojë këtë ngecje të turpshme të Tiranës në mesin e viteve 1980.

Përballja e vërtetë e një qytetari të Tiranës me qytetin e tij ndodh jo brenda qytetit por atje ku prapambetja e kryeqyetit shqiptar shfaqet me gjithë lakuriqësinë e saj. Nëse viziton një kryeqytet kudo në Europë apo në Ballkan, menjëherë kupton se shprehitë dhe rutinat e Tiranës të lënë në baltë. Sapo del nga aeroporti, porti apo terminali i autobusëve, ballafaqohesh mënjëherë me një ekonomi që e ka braktisur pothuajse plotësisht përdorimin e parasë cash.

Taksitë, metrotë, autobusët dhe tramët nuk pranojnë para cash për të paguar biletën e udhëtimit. Kartat e kreditit dhe kartat elektronike të rimbushshme janë të vetmet mjete që pranohen nga pajisjet elektronike të mjeteve të transportit. Në qytetet ku ende mund të blesh biletën me para cash, të duhet që validimi i biletës të bëhet në pajisjet elektronike përkatëse të instaluara në mjetin e transportit publik.

Në Tiranën e Erion Veliajt biletat shiten si në tregun e gjësë së gjallë nga faturino që paguhen t’u enjtin kokën pasagjerëve duke thirrur “lekë – abone këtu”. Në autobusët e tejmbushur, të pistë e pa ajrosje, faturino çan përmes njerëzve duke shtyrë sa majtas djathtas dhe duke mbledhur çmimin e biletave ose duke kontrolluar abonenë mujore, shpeshherë me konflikte e debate me pasagjerë të pakënaqur dhe të bezdisur nga keqshërbimi.

Qytetarë që kthehen nga puna të lodhur apo fëmijë që shkojnë në shkollë dëgjojnë pa derman sirenën e klithmave të faturinos dhe duhet të ngjesheh mbi njëri-tjetrin për t’i hapur rrugë taksidarit të bashkisë apo kompanisë private, edhe pse nuk është detyrë e tyre të paguajnë me bezdi shtesë mbledhjen e tarifës së shërbimit të transportit publik.

Nëse do të marrësh një taksi, kudo në Europë madje edhe në shumë qytete të Afrikës mund të prenotosh nga aplikacioni i UBER, Bolt apo të tjerë ofrues shërbimi. Në Tiranë të duhet të marrësh në telefon taksistin që njeh, i cili shpeshherë nuk është i lirë.

Opsioni rezervë është të kërkosh në internet për një numbër telefoni të njërës prej kompanive kryesore të shërbimit taksi. Në anën tjetër të telefonit ju pyesin për vendndodhjen dhe, shpeshherë ju kërkojnë numrin e telefonit që nuk u shfaqet në aparatet e amortizuar që përdorin. Premtimi për shërbimin brenda 10 apo 15 minutash kthehet gjithmonë në një makth. 10 deri në 15 minutat në vijim janë plot telefonata nga kompania për t’ju informuar për nisjen, mbërritjen, vonesën apo ngatërresat e vendndodhjes. Përsëri Tirana shfaqet me vogëlsinë e një lëmshi të pazgjidhshëm dhe torturues për banorët dhe vizitorët e kryeqytetit europian të rinisë.

Qyteti dull i Tiranës është i dukshëm edhe në kapacitetet e furnizimit me internet. Tirana renditet në fund të kryeqyteteve europiane për internet bandëidth ndërsa ky është shërbimi bazë i çdo reforme digjitalizuese në qytet. Si mund të bëhet smart një qytet pa internet?

Ndërkohë, qyteti është shndërruar në një arë pa të zot për sulmet kibernetike që kanë nxjerrë në shesh të dhënat private dhe sensitive të të gjithë qytetarëve. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sulmet e fundit për të cilat akuzohen grupe hakerësh të kontraktuar nga Irani, por për rrjedhjet e mëdha të informacionit privat gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021. Të dhëna të rëndësishme të 900 mijë banorëve të qarkut të Tiranës, 80% e të cilëve jetojnë në bashkinë e Tiranës u shpërndanë në internet dhe askush nuk mbajti përgjegjësi ligjore për këtë.

Të vetmet procese që duket se nuk kanë nevojë për shumë burokraci në këtë qytet janë pikërisht proceset që mbledhin paratë nga qytetarët: parkimi dhe gjobat e parkimit të gabuar. Janë të vetmet “shërbime” që qytetarët mund t’i paguajnë nga telefoni. Sepse bashkia është smart vetëm për të marrë nga qytetarët. Për të ofruar shërbime, Tirana është një dull city.

Etiketa: DullTiranaVeliaj

Lajme të lidhura

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë
Breaking Views

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26
Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/  Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë
Breaking Views

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë

19:28 - 15/05/26
Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion
Breaking Views

Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion

19:46 - 13/05/26
Para
Aksident fatal në Korçë, ja kush është viktima (EMRI)

Aksident fatal në Korçë, ja kush është viktima (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin
Sport

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Lexo më shumë
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos

19:02 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com