GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çudirat shqiptare, morgu hedh tender me 100 milionë lekë për fouristrada të 2022

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudirat shqiptare, morgu hedh tender me 100 milionë lekë për fouristrada të 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hapja e tenderëve nga institucionet publike shqiptare, në shumicën e rasteve kanë qenë me shifra të ekzagjeruara për punë të vogla, por nuk kanë munguar edhe procedurat e çuditshme për qëllimin që janë hapur. Një prej tyre është edhe ai i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ditën e djeshme ka hapur tender për marrje me qira të 3 fuoristradave me vit prodhimi 2022, për një vlerë që shkon gati deri në 100 milionë lekë.

Sipas vëzhgimeve të bëra në këtë tender, rezulton se punonjësit e Morgut të Tiranës dëshirojnë që ta ndërmarrin këtë hap. Nuk dihet se përse morgut i duhen tre fuoristrada prodhim i këtij viti për të bërë punën e tyre, pasi sigurisht nuk u nevojiten për të bërë xhiron e fundit për të ndjerët që kanë pasur fatin e keq që të përfundojnë aty. Për ti marrë morgu me qera këto fuoristrada, janë harxhuar nga buxheti i shtetit plot 100 milionë lekë.

Megjithatë, në mënyrë për ta konkretizuar më shumë çështjen bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-21372-03-07-2022 i organizuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore me objekt “Marrje me qira të 3 automjeteve” me fond limit 7,650,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 92 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi në bazë të vëzhgimeve të bëra është tepër i dyshimtë nga mënyra se si ai është organizuar dhe ndërtuar. Në këtë rast vihet re se ka një mungesë konkurrence pasi ka fituar vetëm firma që garoi. Ndërsa, në rastin konkret bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve AFA RENT A CAR SHPK, LIDER-AUTO FRANCE AL SHPK PARTNER të cilët kanë ofruar vlerën prej 7,599,960 lekësh të reja.

Së fundmi, kjo vlerë është vetëm 50 mijë lekë më e vogël se fondi limit i tenderit, pra në këtë rast kemi të bëjmë me një ofertë që kap vlerën mbi 99% të fondit limit. Një flamur ky që duhet valëvitur fort para “fytyrës” së SPAK.

 

Etiketa: kryesore2morgu tiraneSpaktender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Bashkia Kamëz tender me flamur të kuq, 12 milionë lekë për uniforma pune

Bashkia Kamëz tender me flamur të kuq, 12 milionë lekë për uniforma pune

Discussion about this post

TË FUNDIT

DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka...

Lexo më shumë
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com