GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Daci: Rama, “luftë” me mullinjtë e erës! Shqipëria e detyruar të paguajë

16:45 - 07/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Daci: Rama, “luftë” me mullinjtë e erës! Shqipëria e detyruar të paguajë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juristi Jordan Daci, në një intervistë për News24 foli për çështjen e Bechettit, si edhe paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama i cili theksoi se do të ketë ‘luftë’ me Arbitrazhin e Bankës Botërore.

Deklaratat e kryeministrit Rama erdhën pa ditë pas vendimit përfundimtar të Arbitrazhit të Bankës Botërore që la në fuqi vendimin për dëmshpërblimin me 108 mln euro të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe mospranimin e kërkesës së qeverisë shqiptare.

Nga ana e tij juristi i njohur, Jordan Daci tha se nuk ka vend për luftë, pasi sipas tij Shqipëria është e detyruar të paguajë dëmshpërblimin.

“Do të jetë një luftë me mullinjtë e erës sepse nuk ka asnjë vend për ‘luftë’”, u shpreh ai. Më tej me tone ironizuese u shpreh: “Jam i sigurt që ata tani nuk po i zë gjumi nga frika e Shqipërisë”.

“Ajo gjykatë është në kuadër të  grupit të Bankës Botërore nga e cila Shqipëria ka shpirtin e varur nga të gjitha kreditë dhe huatë që merren. Është Banka Botërore që e ndihmon Shqipërinë. Bëhet fjalë për një Konventë që ne e kemi ratifikuar, jo vetëm ne, por e gjithë bota.

Nëse do të ndodhte që Shqipëria të denonconte këtë traktat apo të dilte nga ky traktat, Shqipëria do të ishte pika e kuqe e globit ku askush nuk do të hidhte asnjë cent. Ne e dimë se sa të forta i kemi financat dhe se sa mund të jetojmë apo veprojmë pa Bankën Botërore. Avokatura e Shtetit e Shqipërisë është për ardhur keq.

Aty ka njerëz pa aftësi për punën që duhet bërë. Kërkesa është për rishikim, dhe për një jurist që merret pak me arbitrazh është një rast që përjashtimor që ndodh një në njëmijë raste dhe do shkaqe të forta të cilat nuk i ka pasur përpara gjykata kur është dhënë vendimi.

Në rastin konkret është përdorur si argument dënimi i Bechetitt në shkallë të parë, ndërkohë që në njoftimin që vetë gjykata bën. Bechetti e ka ankimuar vendimin, pra do të thotë që ai vendim nuk ka asnjë vlerë, jo vetëm për gjykatën, por edhe në Gjykatat e Shqipërisë nuk vlerë.

Në këtë rast siç është shprehur arbitrazhi, faktet janë po ato që kjo gjykatë i ka pasur më parë dhe gjykatat e Arbtrazhit nuk janë gjykata që i detyron mëzor një shtet që të jetë pjesë e saj, por shtet vetë i pranojnë si forume zgjidhjesh.

Gabimi tjetër që bëhet është se ndërsa Bechetti dënohet si individ, i cili prezumohet i pafajshëm për sa kohë nuk është shprehur Apeli, do të duhet që çështja e kompanive do të duhet të ndahet nga individi. Përse dënohet individi, nuk ka asnjë lidhje.

Detyrimi që buron është me shoqërinë që ka pasur hidrocentralin. Sa për 108 mln euro, njerëzit duhet ta dinë se ai vendim ka filluar të ekzekutohet me kohë. Pra ai vendim ka qenë në ekzekutim”, tha ndër të tjera ai.

Çfarë ndodh nëse vendos të mos i paguajë?

Jordan Daci: Nuk e ka kapacitetin apo mundësi për t’u bërë e fortë sepse jemi askush përballë Bankës Botërore, por do të ishte edhe një flamur i kuq ku të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë të vendoseshin në pikëpyetje./BW/

Etiketa: BecchettigjobaJuristi DaciRama

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Para
Plagosja në Shkodër, sherri për ‘ngacmime vajzash’ – Detajet

Plagosja në Shkodër, sherri për ‘ngacmime vajzash’ - Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com