GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Daci tregon shanset e daljes së Shqipërisë nga Arbitrazhi

17:35 - 10/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Daci tregon shanset e daljes së Shqipërisë nga Arbitrazhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja e humbur e qeverisë shqiptare ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti ka trazuar publikun shqiptar duke parë që gjoba miliona euroshe do paguhet de facto nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Edi Rama paralajmëroi kohët e fundit për një dalje nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit por a është e mundur kjo gjë?

Avokati Jordan Daci tregon pse kjo është pothuajse e pamundur.

Deklaratën e Edi Ramës ai e quan aventurë të paimagjinueshme, ndërsa shton se Gjykata e Arbitrazhit është pjesë e Bankës Botërore.

“Mundësia është pothuajse zero. Bëhet fjalë për një Konventë të vitit ’66 që ne e kemi ratifikuar në ’91. Bëhet gjallë për Gjykatën që është pjesë e grupit të Bankës Botërore, ku midis të tjerave Shqipëria varet çdo vit nga BB qoftë për garancitë që jep për kredimarrje dhe shumë elementë të tjerë që lidhen me buxhetin.

Normalisht që çdo Konventë në parim është e denoncueshme që një shtet mund të heqë dorë, por kjo bëhet me vendim Kuvendi dhe së dyti, kjo nuk vlen për çështjet e regjistruara më parë dhe ka një periudhë mbrojtje 6 muaj.

Nëse ne kemi me dhjetëra raste të tjera që kemi pranuar këtë juridiksion ky mund të jetë një shkak që brenda 6 muajve, kur njoftohet dalja, të kemi një numër papritur të çështjeve që dërgohen në Gjykatë.

Kjo nuk është zgjidhja, për më tepër që raportet e Shqipërisë më vendet më të zhvilluara të botës nga SHBA dhe gjithë vendet e BE do të ishin në rrezik dhe do të bënte që Shqipëria të shndërrohej në një pikë ku do ishte rrezik maksimal për investimet e huaja.

Nuk mendoj se do ishte hapi i duhur, përkundrazi duket një aventurë gati e paimagjinueshme që nuk besoj se një njeri normal mund ta marrë”, u shpreh ai.

Në një lidhje me Skype me televizionin shqiptar “Syri Tv”, Daci flet edhe për 110 mln eurot që fitoi Francesco Becchetti dhe si do t’i marrë ai paratë.

“Gjithë taksat e kalimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë si pasojë e fluturimit të mjeteve tregtare nuk do të derdhen më në buxhetin e Shqipërisë por do t’i marrë Becchetti, siç ka marrë më përpara General Motors kur fitoi gjyqin 30 mln dollarë me qeverinë “Nano” për trenin elektrik Tiranë-Durrës”.

Avokati Jordan Daci thotë gjithashtu se gjyqi në arbitrazh do të fitohej nëse Shqipëria do të ishte më e përgatitur.

“Nëse Shqipëria do të ishte shumë herë më e përgatitur, do të duhet të kishte mbikëqyrur siç duhet kontratat, por edhe do të kishte bërë një mbrojtje të duhur në arbitrazh, nuk është e pamundur të mendohej varianti që Shqipëria ta kishte fituar këtë proces.

Siç ka fituar, rasti i fundit me kompaninë Behase që bëri zgjerimin e rrugës në Qafë Thanë dhe kjo ka qenë falë avokatisë së shtetit tonë që punuan fort për ta fituar.

Për gjyqet e tjera me të cilat Shqipëria mund të përballet së shpejti janë me zero mundësi për t’u fituar për arsye se Shqipëria rri në vendnumero, nuk bën asgjë sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të kontratave.

Kompanitë e huaja duke shfrytëzuar njohuritë më të shumta, por edhe saktësinë e veprimeve që ata bëjnë për shkak të ndihmës që u japin studiot më të mira ligjore e vendosin gjithmonë në vonesë Shqipërinë dhe përgatisin terrenin për të fituar lehtësisht çdo proces të mundshëm.

Një qeveri me mend në vend që të mendonte se si të paguante këtë detyrim, do të duhej të bënte një auditim të të gjitha kontratave ekzistuese që janë një minë me sahat për interesat ekonomike të vendit dhe nga momenti në moment mund të përballemi me arbitrazhe shumë të tjera të cilat do ta vinin në pamundësi financiare qeverinë e Shqipërisë për të ushtruar detyrën”, tha Daci./Syri.net/

Etiketa: Becchettigjykata nderkombetare e arbitrazhitJordan DaciRama

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Para
Plas bomba në makinën e policit, 4 të vdekur

Plas bomba në makinën e policit, 4 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com